Pjesë nga Programi i Qeverisë së re të Maqedonisë

26 korrik 2011

MIA ekskluzivisht ua sjell programin katërvjeçar të Qeverisë së Maqedonisë

Programi katërvjeçar i Qeverisë së Maqedonisë, të cilën mandatari Nikolla Gruevski nesër do ta mbrojë para deputëtëve të Maqedonisë, përmban projekte të nxjerra nga programet e shkrira të dy partive fituese në zgjedhjet e 5 qershorit VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Pesë janë qëllimet strategjike të programit Qeveritar 2011-2015.

Standard më të mirë jetese, investime në arsim, kulturë dhe shkencë, hapje të zonave ekonomike dhe shumë miliona euro investime të ndryshme, integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, zhvillim ekonomik, punësime të reja, investime në infrastrukturë, hapje të kalimeve kufitare, subvencione për bujqit, janë këto disa nga projektet e parashikuara në Programin e ri qeveritar 2011-2015.

Prioritetet dhe qëllimet stratregjike të Qeverisë së Maqedonisë 2011-2015

Ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike mbi parimet e tolerenacës reciproke dhe respektim dhe zbatim i Marrëveshjes së Ohrit:

Politika jonë bazohet mbi partneritetin si formë e bashkëpunimit, si përgjigje për qeverisje dhe përcaktim për një ardhmëri më të mirë. Në bazë të partneritetit të proceseve politike, ekonomike dhe shoqërore do t’i mobilizojmë të gjitha resurset me të cilat desponon vendi, me çka do të bashkohen të gjitha energjitë në realizimin e interesave të Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e sheh perspektivën e Maqedonisë në modelin e shtetit multietnik, të integrimit të brendshëm dhe të kohezionit etnik dhe të integrimeve euroatlantike si qëllim drejt të cilit synojmë.

Ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike mbi parimet e tolerancës dhe respektimit të ndërsjellë,  trajtimi i barabartë për të gjithë para ligjit dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën  e  vitit 2011 – 2015.

Shoqëria multietnike e imponon nevojën për dialog të qëndrueshëm, me qëllim që të jepet garancë se politikat qeveritare janë legjitime dhe efektive, si kusht për përforcimin e partneritetit etnik në të gjitha nivelet e funksionimit të institucioneve. Do të vazhdojmë me promovimin e zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë përmes dialogut të qëndrueshëm dhe respketimit konsekuent të parimit të përfaqësimit përkatës dhe të drejtë në organet pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike, të qytetarëve të cilët u takojnë të gjitha bashkësive në Maqedoni.

Në drejtim të avancimit  të marrëdhënieve ndërmjet bashkësive etnike garantojmë mbrojtje të tërësishme të identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjithë bashkësive në Maqedoni. Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë lirisht ta shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin e vet dhe karakteristikat e bashkësive të veta dhe t’i përdorin simbolet e bashkësisë së vet.

Qeverisja e mirë është bazë e shëndoshë mbi të cilën bazohen demokracitë e zhvilluara. Pikërisht për këtë, ne kemi të vendosur të vazhdojmë me krijimin e institucioneve profesionale dhe përgjegjëse, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarit dhe do t’i mbrojnë liritë dhe të drejtat e tij.

Politikat dhe reformat për zhvillim ekonomik më dinamik

Vende pune dhe jetë më të mirë të qytetarëve, janë qëllimet kryesore të Qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Modeli i zhvillimit ekonomik të cilin e promovon Qeveria e Republikës së Maqedonisë bazohet në ekonominë konkurruese dhe të integruar, e cila mundëson gjasa të njëjta për të gjithë, i cili do të jetë i suksesshëm në realizimin e qëllimeve ekonomike: Stabilitet markoekonomik, rritje të shpejtë ekonomike dhe punësime të reja. Modeli i këtillë, duke i pasur specifikat dhe prioritetet e Maqedonisë për integrim në BE, bazohet mbi Strategjinë e BE-së  për zhvillim ekonomik, të njohur si Evropa 2020.

Përdorim transparent dhe me përgjegjësi të mjeteve buxhetore

-  Përfundimi me ndërtimin e 4 Zonave zhvillimore teknologjike-industriale në Shkup (1 dhe 2), Shtip dhe Tetovë (TIRZ 3 Tetovë me model të partneritetit publik-privat ku me ç’rast në vijim është procedura për investues i cili do ta zhvillojë zonën) deri në dhjetor të vitit 2012, ndërsa në rast se lejojnë kushtet financiare dhe plotësuese  TIRZ 7 (Kërçovë, Prilep, Strugë, Gjevgjeli, Strumicë, Radovish dhe Rankovc) në periudhën e ardhshme katërvjeçare.

INFRASTRUKTURA

- Korridori X – Tabanoc-Kumanovë (shtator 2011)
- Shkup (Stenkovc) – Bllacë (kufiri me Kosovën)
Korridori VIII – Gostivari me Ohrin me anën drejt Shqipërisë
 - Ndërtimi i rrugës rajonale nga Kërçova (Izvor) deri te Ura e Boshkos dhe Dibër (2012-2-15)
- Rruga rajonale Tetovë - Jazhincë. Zgjerimi i rrugës dhe shqyrtimi i mundësisë për ndërtimin e rrugës së re dhe terminalit të  ri për mallra (2012-2015)
- Aks rajonal Kumanovë - Likovë – Haraçinë (2012-2015)
- Renovim të rrugës Tetovë-Bogovinë-Gostivar (2012-2013)
- Renovim dhe asfaltim në rrugën Shkup – Tanushë-Brezë-Malinë (2013)
- Renovim të rrugës Dibër-Mavrovë
- Studime fizilibiti për ndërtim të mundshëm të rrugës Tetovë-Prizren, deri te kufiri (2012-2013)
- Rindërtim të unazës Bërvenicë (nëntor 2012)
- Rrugë deri te vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiq (2013-2014)
- Rrugë deri te vendkalimi kufitar Llojan- Miratoc (2013-2014)
- Rrugë deri te vendkalimi kufitar Tanushë – Debëllde (2013-2014)
- Studime fizibiliti për rrugën Jabollçishtë-Dollnen-Paligrad-Studeniçan (2013)
- Rikonstruim të rrugës rajonale Strugë-Dibër (qershor 2012)
- Aks rrugër nga fshati Xhepçishtë deri te kufiri me Shqipërinë (dhjetor 2011)
- Ndërtim të urës në Pllasnicë (dhjetor 2011)
- Mbështetje të projektit të Qytetit të Shkupit për dislokim të higjienës komunale nga komuna e Çairit
- Mbështetje e projektit të Qytetit të Shkupit për rikonstruimin e bulevardit Cvetan Dimov (Jahja Pashë)
- Modernizim dhe meremetim të linjës hekurudhore nga Korridori 10 (shtator 2011-2013)
Ndërtim të linjës së re nga Kërçova deri në Lin, kufiri me Republikën e Shqipërisë në gjatësi prej 70 km. (2012-2020)

Ndërtim banesor dhe infrastrukturë komunale
Me programin e ri deri në vitin 2014 do të ndërtohen njësi banesore në ndërtesa dhe shtëpi në qytetet në vijim: Kumanovë, Kërçovë, Tetovë, Gostivat, Dibër.
Derisa ndërtimi i njësive të reja do të fillojë në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë (reealizim 2015)
Ndërtime të banesave dhe shtëpive dedikuar për shitje - Tetovë

Infrastrukturë komunale
 - 50 milionë euro për Furnizim dhe hedhjen e ujërave të ndotur në vendbanimet, ku çdo komunë do të fitojë mjetet grant nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë (2011 – 2015)

- Ndërtim i murit ndarës të ujëvareve shkallë-shkallë në lumin Vardar dhe zgjedhjen e problemit të ujërave fekale në një pjesë të qytetit të Shkupit, përmes ndërtimit të sistemeve kolektore dhe kanalizuese dhe stacioneve të pastrimit në komunën e Sarajit dhe Gjorçe Petrovit (2012-2916)
- Rregullimi i lumit Vardar-aksi nga f. Jegunoc  deri në f. Tudence (2012-2014)

ADMINISTRATA PUBLIKE DHE SHOQËRIA INFORMATIKE
- Cilësia e administratës publike është faktor kyç për nivelin e shërbimeve për qytetarët dhe firmat që kontribuon për zhvillimin e shoqërisë dhe proceseve demokratike, si dhe për integrimin e vendit në BE. Duke marrë parasysh se shërbimet e administratës publike janë me rëndësi qenësore për qytetarët e shoqërisë tonë multietnike, do të krijojmë administratë publike bashkëkohore, profesionale dhe efikase, e cila do t’i avancojë marrëdhëniet me qytetarët, në këtë rast duke u vënë në pozitën e tij të plotë. Qeveria do të përqëndrohet në zbatimin e reformave për  rritjen e efikasitetit, efektivitetit dhe llogaridhënies së administratës, rritje të transparencës në sistem, përmirësim të cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e kënaqësisë së qytetarëve dhe subjekteve juridike private të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve publike.
- Në funksion të përforcimit të kapaciteteve kadrovike do të vendosim sistem për trajnim dhe edukim të përhershëm të kryerësve të funksioneve dhe të punësuarve në  administratën publike.

E-Inkluzion
- Hapje të internet klubeve në Strugë.

SEKTORI ENERGJETIK

Qeveria do të angazhohet për sistem energjetik stabil financiar, efikas dhe konkurrues si kusht për furnizim më të pranueshëm të sigurt, cilësor, stabil dhe ekonomik me energji nga çdo lloj të të gjithë konsumatorëve.
Reformat për krijimin e sistemit energjetik konzistent, sipas rekomandimit të BE-së, kanë për qëllim harmonizim me bashkësinë energjetike të Evropës Juglindore, me qëllim përfundimtar integrim në tregun energjetik të BE-së. Zhvillimi i sektorit energjetik do të bazohet mbi parimet dhe prioritetet e ardhshme.

Ndërtim dhe revitalizim të centraleve hidroelektrike
Lugina e Vardarit – ndërtim përmes PPP/ investitor i huaj në 12 HEC në vlerë prej 1,5 miliradë euro (në dy faza, 2013-2015)
HE Sveta Petkë (Matkë 2) – projekti është në fazën përparuese dhe HE do të jetë në funskion deri në fund të vitit 2011
HE Çebren dhe HE Galishtë – ndërtimi parashikohet të fillojë nga fundi i vitit 2012, ndërsa të përfundojë deri në fund të vitit 2018.
HE Ura e Boshkos – ndërtimi do të fillonte në vitin 2012, ndërsa do të përfundonte deri në vitin 2-16
Diga Fusha e Lukovës dhe përçuesit Korab – realizimi pritet të fillojë në vitin 2012, ndërsa të përfundojë në vitin 2015.
Revitalizimi i gjashtë hidroelektranave të mëdha ekzistuese (faza II) – Shpilje, Glloboçicë, Tikvesh, Vrutok, Vërben dhe Raven. Projekti ka filluar dhe do të përfundojë deri në fund të vitit 2014.
Projekti “Lugina e Vardarit”

Sistem bartës elektroenergjetik
- Ndërtimi i 110 kv përçuesit HEC Vrutok  -  TS Tetovë (përfundimi në qershor 2012)
-  110 kv përçues TS Shkup 1 – TS Tetovë 1 (2012)
- 400 kv përçues interkonektiv TS Bitola 2 (R. E Maqedonisë) – TS Elbasan (R. E Shqipërisë) (fillimi i ndërtimit 2014)
- 400 kv lidhje interkonektive me sistemin elektroenergjetik të Kosovës (fillimi i ndërtimit 2014)

Gazifikim
- Faza e parë, me akset në vijim: aksi magjistral Shkup – Tetovë – Gostivar në gjatë prej 75 km. 
- Faza e dytë, me akset në vijim: aksi magjistral Gostivar – TEC Osllomej – Kërçovë në gjatë prej
38 km.

TURIZMI

- Vazhdim i tërheqjes së investuesve për ndërtim të hoteleve dhe objekteve tjera turistike në Strugë, Prespë dhe turizmin dimëror në Tetovë.
- Hapjen e zyrave për promovim të turizmit të locuar në qendrat e kryeqyteteve të vendit prej ku tradicionalisht ka lëvizje të turistëve (Holandë, Suedi, Serbi, Kosovë, Rusi, Izrael dhe Turqi)
- Promovim të turizmit dimëror në Kodër të Diellit të teleferiqeve dhe ski-lifteve, instalim për borë artificiale, hotele të reja dhe kapacitete tjera të vendosjes (2011-2015)
 
Turizëm kulturor dhe fetar:

 - Restaurimi dhe revitalizimi i Çarshisë së Vjetër të Skupit (2012-2014)
- projekti “Fshati i Maqedonise” – ndërtimi i 12 shptëpive autentike dhe objekteve shoqëruese nga të gjitha viset e Maqedonisë me vlerat e veta multietnike, do të fillojë në vitin 2011. Afati për përfundim viti 2012.

BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Subvencione për bujqësi për periudhën 2011 - 2015

Për atë qëllim, në periudhën 2011-2015 do të sigurohen gjithsej 670 milionë euro për subvencione në bujqësi:
- 2011 – 115 milionë euro;
- 2012 – 13o milionë euro;
- 2013 – 135 milionë euro;
- 2014 – 140 milionë euro;
- 2015 – 150 milionë euro;


- Mbështetje për hapjen e rindërtimin e 6 tregjeve me shumicë dhe 8 të tregjeve për kafshë të sistemuara në çdo rajon planor (2013)
- Nismë për qendër blerëse për prodhime bujqësore në Pollog (Vrapçishtë) dhe Likovë në bashkëpunim me investuesit privat sipas modelit të partneritetit privat-publik (2012-2015)

- Ekonomizim me ujërat – për ujitje dhe ndarëse do të realizohen projektet në vijim:

- Hidrosistemi në Pollog (Raven-Reçicë) (2013-2016)

Akumulim të ujërave për ujitje dhe pirje në Pollog dhe Likovë (2013-2016)


POLITIKA SOCIALE
Punësim dhe tregu i punës

   Hapje e inkubatorëve YES për rritjen e kapaciteteve të personave të papunë në bashkëpunim me USAID në gjashtë qendra për punësim Radovish, Strumicë, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Gostivar (shtator 2011).
Jetë dinjitoze të pensionistëve dhe partneritet social
· Sigurim të sigurimit social të qytetarëve të Maqedonisë të cilët punojnë dhe jetojnë në vendet e e jashtme, përmes lidhjes së marrëveshjeve me Shqipërinë.
· Hapjen e pesë Shtëpive rajonale për vendosje e personave të moshuar me kapacitet prej 50-100 shfrytëzuesve përmes partneritetit privat publik në komunën e Tetovës (2015).
· Hapjen e Qendrave për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake të personave të pamundur dhe personave tjerë të rritur në komunat Çair (2012) dhe Tetovë (2014).


Mbrotje të personave invalidor
· Hapje të qendrave ditore për fëmijë me nevoja të posaçme në territorin e Likovës (2014)

Kujdesje dhe mbrotje të fëmijëve dhe mbrojtje të fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindore
Në periudhën katërvjeçare:
·  - Do të përfundojë ndërtimi i kopshteve për fëmijë në Likovë dhe Saraj.

DREJTËSI DHE SIGURI
Sundimi i të drejtës si themel kryesor i funksionimit të shoqërisë demokratike paraqet njërin nga kriteret themelore për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Jetësimi i këtij parimi ka rëndësi të posaçme në funksionimin e shoqërisë demokratike. Sistem të zhvilluar të cilin e karakterizon pavarësia, efikasiteti dhe  cilësia paraqet përpjekjen tonë për shkallën e demokracisë, i cili do t’i  garantojë të drejtën dhe liritë e njeriut dhe subjekteve tjera juridike, si dhe siguri të tërërishme juridike.
Reforma në gjyqësi në funksion të rritjes së efikasitetit së  saj dhe funksionimin e së drejtës, është prioritet kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kjo do të arrihet përmes implementimit të reformave të cilat kanë të bëjnë në zgjedhjen e gjykatësve, sistemit të karrierës, ndjekjes dhe vlerësimit të punës, si dhe shkarkimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë së disciplinës në bazë të kritereve objektive dhe matëse.

Reforma në të drejtën ndëshkuese
· Në periudhën e ardhshme planifikohen aktivitetet më poshtë:
· Shtëpi-përmirësuese-edukative Tetovë, ndërtimi i kompleksit të ri me hapësirë prej 2.640 m2 dhe kapacitet prej 84 vendeve (2015).

Maqedonia pa korrupsion dhe kriminalitet
Përforcimi i shtetit juridik dhe promovim i sistemit të sundimit të së drejtës që në fokus e ka respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut është prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në mandatin e ri do të vazhdojmë me zbatim joselektiv të ligjeve dhe respektimin e standardeve sipas të cilave qytetarët dhe interesave të tij janë në vend  të parë. Do të vazhdojmë të investojmë në përforcimin e masave për besim në atë mënyrë që secili qytetar, pavarësisht nga dallimet etnike, gjuhësore dhe kulturore, me ligjin edhe nga ana e institucioneve do të trajtohen në mënyrë të njëjtë.
- Në atë drejtim:
- Projekt: “Gjithkund të sigurtë”, pas përfundimit të projektit “Qytet i sigurtë”  do të mundësohet 24 orë video-mbikëqyrje siguruese në pjesët më frekunetuese të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës (qershor 2012)

Menaxhim kufitar

 Hapje të vendkalimeve të përbashkëta kufitare për trafik lokal (me Bullgarinë “Klepalo”, me Serbinë Ogut-Trebenishtë, Golesh-Cërcori, me Kosovën Bellanovc-Stançiq, Tanushë-Deballde dhe Lojan-Miratovc, me Shqipërinë Xhepishtë-Trebishtë).

Mbrotje dhe siguri

· Projekti “kazermat e vjetra për zhvillim të ri”, me të cilin do të propozohet me dhënien e kazermave spo pjesëve të kazermave dhe patundshmërive (Kërçovë, Tetovë dhe Kumanovë.

Bashkëpunim bilateral dhe multilateral

Promovim të bashkëpunimit rajonal dhe kontribut për krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, siguri dhe stabiltet me të gjitha vendet e Evropës Juglindore, paraqet përcaktim të qëndrueshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.  Rritje të bashkëunimit rajonal me respektim reciprok të vlerave, si pjesë e proceseve integruese globale, bëhet conditio sine qua non, pa çfarë proceset integruese janë të pazëvendësueshme. Me këtë fillojnë proceset për krijimin e një sigurie më të madhe në planin ndërkombëtar dhe avancim të rajonit në planin ekonomik. Sot në botën bashkëkohore asnjë shtet nuk mundet vetë t’i realizojë prirotetet nacionale, pa realizuar bashkëpunim me të tjerët dhe pa ndjeshmëri të lidhshmërisë dhe varësisë reciproke.
Në këtë kontekst, integrimi në NATO dhe BE, në bashkëpunim me vendet tjera nga rajoni i Evropës Juglindore e konsiderojmë si përfitim shtesë për stabilitet dhe demokratizim dhe prosperitet të mëtejshëm të Republikës së Maqedonisë.

Politika e fqinjësisë së mirë. 

Fqinjësia e mirë është një ndër nga faktorët kyç për arritjen e paqes, siguritetit dhe mirëqenies të një individi, familjeje, fshati, qyteti apo shteti. Ky parim universal, me rëndësi dhe vlerë globale potencohet edhe në kriteret  për anëtarësim në NATO dhe BE. Shikuar nga këto aspekte, për Republikën e Maqedonisë me rëndësi të veçantë është që të ketë marrëdhënie sa më të mira me të gjithë fqinjët e saj. Qeveria do të mbajë llogari të posaçme për kultivimin dhe avancimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me të gjithë vendet e saja fqinje të bazuara në parimet e barazisë, respektimit të integritetit dhe sovranitetit territorial, me  nderim dhe respektim reciprok të veçantive kulturore dhe kombëtare.


Në sferën e arsimit fillor dhe të mesëm në periudhën 2011-2015 do të zbatohen projektet në vijim:
· Prjekti: “Qendra për arsimim të të rriturve” në Kumanovë, Strugë, Shuto Orizarë dhe Çair (2012-2015)
· Proekti: “E ndërtojmë infrastrukturën arsimore”, me të cilin parashikohet investim në pajisjen e kabineteve për lëndë profesionale në të gjitha shkollat e mesme. Në gjimnazet do të pajisen kabinetet për lëndët: biologji, kimi, fizikë, gjeografi dhe matematikë (2011-2015)
· Prjekti: “Ndërtojmë dhe ristruktuojmë shkolla”, me të cilin do të përmirësohen kushtet për mësim për rreth 140.000 nxënës. Në vitin 2011 është paraparë sanim i çative në 49 shkolla, sanim i sistemeve për ngrohje në 30 shkolla, ndërrim të dritareve në 41 shkolla, sanim të dyshemeve në 19 shkolla dhe sanim të nyjeve sanitare në 53 shkolla. Do të furnizohen edhe 20.000 banka të reja dhe 40.000 karrige.
· Deri në qershor të vitit 2012 do të ndërtohen shkolla të reja fillore në komunait: haraçinë, gazi Babë dh Çair. Deri në fund të vitit 2014 do të ndërtohen shkolla të mesme të reja në komunat Haraçinë dhe Saraj (2011-2014)
· Projekti: “Ndërtojmë 145 salla sportive”, me të cilin parashikohet ndërtimi i 115 sallave sportive në shkollat fillore dhe 30 në shkolat e mesme me qëllim që të avancohet sporti shkollor, shëndeti dhe shprehitë e shëndosha të nxënësve. Me realizimin e projektit do të sigurohen kushte për sport për 110.000 nxënës (2011-2014)
· Projekti: “Formimi i Qendrave për trajnim” – në përbërje të Byrosë për zhvillim të arsimit në Tetovë (2012-2014)

Arsimi i lartë

Në sferën e arsimit të lartë në periudhën 2011-2015 do të zbatohen projektet në vijim:
· Mbështetje financiare të të gjitha universiteteve shtetërore: Universiteti Shën Cirili dhe Metodi në Shkup, Universitetit Shtetëror i Tetovës, Universiteti Goce Dellçev në Shtip dhe Universiteti për shkenca informatike dhe teknologji Shën Apostolli Pavle në Ohër.
· Sigurim të kushteve për vendosjen e studentëve të universitetet shtetërore përmes modelit të partneritetit privat-publik.

Sistem stabil për financimin të mbrojtjes shëndetësore për të gjithë qytetarët

Për zbatimin e prioriteteve në sferën e shëndetësisë në periudhën 2011-2015 do të realizohen projektet në vijim:
- Përfundimi i aktiviteteve të filluara në spitalin në Tetovë, Kumanovë, Gostivar dhe Kërçovë, Enti për nefrologji në Strugë, Spitali psikiatrik në Shkup “Bardovc”.
- Renovim të spitaleve të përgjithshme në Kërçovë, Strugë.

Vazhdim i projektit për furnizim dhe vënie në përdorim të pajisjes mjekësore bashkëkohore.

- Spitalin klinik në Tetovë
- Vendosjen e aparateve për tomografi kompjuterike në Gostivar, Ohër dhe Kumanovë.
· Furnizim dhe instalim të pajisjes më bashkëkohore dhe edukim të kuadrove  në spitalet e përgjithshme në Gostivar, Kumanovë, Dibër, Strugë dhe Kërçovë.
· 
Projekte në sferën e kulturës:
· Ndërtimin e qendrës kulturore-arsimore në Tetovë  me teatër të ri dhe bibliotekë, me çfarë do të ruhet pasuria e pavlerësueshme kulturore dhe e librit që e posedon ky qytet (2015);
· Rikonstruim të Teatrit shqiptar, projekt me të cilin do të fitohet hapësirë e rikonstruuar dhe e pajisur sipas standardve botërore (2015);
· Fillim me aktivitete për ndërtimin e Sheshit Skënderbeu në Shkup, në bashkëpunim me pushtetin lokal (2012-2015).
· Restaurim i shtëpsië së Mehmet Pashës Derallës në Tetovë (2014)
· Rikonstruim të objektit në Qendrën kulturore në Tetovë, Gostivar dhe Strugë (2013-2015)
· Përfundimi i Shtëpisë të kultusë në Mateç (2013)
· Adaptim i hapësirës në Tetarin në Kumanovë (2013-2014)
· Fillimi i procedurës për nominim të Xhamisë së Larme në Tetovë dhe Muzeun e Alfabetit Shqiptar për institucione nën mbrojtje të Uneskos (2012)
· Mbështetje për teatrin e fëmijëve në Çarshinë e Vjetër në Shkup (2013)
· Nismë për shpalljen e shtëpisë së familjes Qiriazi në Manastir për objekt të mbrojtur kulturor (2012)
· Mbështetje programore të festivaleve: ‘Ditët e Naim Frashërit’ dhe ‘Ditës e teatrit shqiptar’

Në sferën e sportit në periudhën 2011-2015 do të zbtohen projektet në vijim:
· Projekti: “35 salla sportive” salla të re sportive në Tetovë (në suaza të USHT)
· Projekti: “Renovim i sallave sportive ekzistuese” në Gostivar, Dibër, Strugë, (Pishina të mbyllura noti Strugë).

DECENTRALIZIMI DHE ZHVILLIMI RAJONAL
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të angazhohet për avancimin e zhvillimit të të gjitha rajoneve në vend. Zhvillimi i njëtrajtshëm rajonal duhet të ndihmojë në krijimin e mundësive të barabarta në rajone të ndryshme në Maqedoni me qëllim që të njëjtat të mund të integrohen në ekonomi, në këtë mënyrë duke e përmirësuar infrastrukturën e tyre. Në periudhën e ardhshme katërvjeçare qëllimet dhe prioritetet kryesore strategjike të Qeverisë në këtë plan janë:
1. Rajone planore konkurruese – dinamike dhe të qëndrueshme në zhvillim sipas shembullit të rajoneve /komunave evropiane.
2. Harmonizim demografik, ekonomik, social dhe hapësinor ndërmjet dhe brenda në suaza të rajoneve planore.
3. Rritje të balancuar ekonomike mes rajoneve, që do të realizohet me ndihmë të sistemit përkatës fiskal dhe investimeve në sferën e infrastrukturës, shkollave, spitaleve dhe të tjera
ь Për sigurim të zhvillimit rajonal të barabartë, në mënyrë të vazhduar do të përforcohet roli i Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal. Në suaza të Këshillit do të koordinohet shfrytëzimi i mjeteve nga të gjitha programet sektoriale të dedikuara për rajonet/komunat.

Decentralizimi fiskal është parim i cili del nga Marrëveshja e Ohrit dhe do të vazhdojë në periudhën e ardhshme katërvjeçare.
Rritja e kapaciteteve të pushteteve lokale do të mbështetet përmes:

 - përforcimit të vazhduar të kapaciteteve të të ardhurave të komunave, përmes pagesës më efikase të të ardhurave tatimore, si dhe me vendosjen e instrumenteve të të ardhurave të reja;
ь Mbështetje të 6 komunave tjera për ngritjen e kapacitetit administrativ dhe fiskal dhe qasje deri te bllok dotacionet të cilat janë në fazën e dytë nga procesi i decentralizimit fiskal;

Në periudhën 2011-2015 në sferën e mbrojtjes, shfrytëzimit dhe përparimit të resurseve ujore janë paraprë aktivitetet në vijim:
  - përgatitje të projektit themelor për pjesë të rrjetit kanalizues dhe projektit të ardhshëm për stacionin pastrues për ujërat e zeza në Shkup, me financimin IPA (2014)
-  ndërtimin e stacionit pastrues për ujërat e zeza në Strumicë, Gjevgjeli, Vollkovë dhe në Saraj (2014-2015)
-  përgatitje të studimeve fizibiliti dhe projekte kryesore për disa aglomeracione në Republikën e Maqedonisë me më shumë se 10.000 banorë ekuivalent edhe atë: në Manastir, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kavadar dhe Tearcë me mjete IPA (2012-2014)

Në vitin 2011-2015 në sferën e menaxhiit me hedhurinat janë paraparë aktivitetet në vijim:
 -Nërtimi i deponive dhe vendosja e sistemeve integruese për menaxhim me hedhurina në rajonin e Pollogut dhe rajonit jug-lindor përmes konceptit të partneritetit publik-privat (2013).
Në periudhën 2011-2015 në sektorin e natyrës janë pararë aktivitetet në vijim:

Në periudhën 2011-2015 në sektorin e natyrës janë paraparë disa aktivitete, ndër to është edhe 
 - Shqyrtim i mundësive për shpalljen e Malit Sharr për park nacional.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail