Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski paralajmërojnë ndriçimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Shkup, 12 mars 2012 (MIA) - Çarshia e Vjetër e Shkupit do të ndriçohet në tërësi në afat prej 90 ditëve,  paralajmëruan sot kryetari i Qytetit Shkupit Koce Trajanovski bashkë me kryetarin e Komunsë së Çairit, Izet Mexhtit.

Sipas tyre, ndriçimi i çarshisë do të krijojë më shumë siguri, si dhe do të mundësojë lëvizje më të madhe të qytetarëve.

Ky projekt, siç tha Trajanovski, do të financohet nga buxheti i Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit.

"Vlera e këtij projekti është rreth 25 milionë denarë, prej të cilave, 50 për qind do t’i financojë Komuna e Çairit, ndërsa 50 për qind do t'i financojë qyteti i Shkupit. Me këtë projekt, Çarshia e Shkupit do të ndriçohet në tërësi, me çka do të sjellë më shumë siguri në këtë vend, më shumë lëvizje të njerëzve dhe gjallërim më të madh", tha Trajanovski.

Në Çarshi do të vendosen 250 shtylla ndriçimi me rreth 427 poçe ndriçuese të vendosura në to.

Mexhiti potencoi se projekti i cili është një kohë të gjatë i pritur nga esnafi dhe nga ata që gravitojnë në Çarshinë e vjetër është ndriçimi i tërësishëm i çarshisë së vjetër, projekt i përbashkët i qytetit të Shkupit dhe komunës së Çairit.

"Ky projekt do të kontribuojë dukshëm në lëvizjen e lirë të qytetarëve, në ngritjen e sigurisë në çarshi dhe do të kontribuojë dukshëm që Çarshia të gravitohet dhe të lëvizet edhe gjatë orëve të mbrëmjes, krejt kjo në funksion të revitalizimit dhe ringjalljes së Çarshisë së Vjetër", deklaroi Mexhiti.

Fillimi i punimeve për ndriçimin e Çarshisë së Vjetër u përshëndet edhe nga Shoqata e esnafëve të çarshisë. Kryetari i saj, Muhedin Brava me këtë rast tha se çarshisë do t’i kthehet atraksioni mëhershëm si objekt kulturor dhe historik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail