Persona të lënduar dhe objekte të dëmtuara në protestën për shkak të vrasjes së pesëfishtë afër Smillkovcit

Shkup, 17 prill 2012 (MIA) - Dy policë janë lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë kanë denoncuar se janë sulmuar fizikisht në protestën e djeshme të një grupi të madh të rinjsh, të cilët kërkonin zbardhje të shpejtë të vrasjes së pesëfishte afër fshatit Smillkovc. Në protestë janë dëmtuar edhe disa objekte.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se janë lënduar dhjetë persona, mes të cilëve pesë fëmijë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Në kumtesën e MPB-së thuhet se protesta ka filluar rreth orës 17 pa paralajmërim paraprak me ç'rast drejt Qeverisë janë hedhur gurë dhe sende të forta. Me këtë rast, janë thyer tre deri katër xhama. Grupi është nisur drejt Bit Pazarit, pas çka në afërsi të SHA "Postat e Maqedonisë" nga ana e disa personave është dëmtuar një automjet "krajsler", pronë e MPB-së, me ç'rast është thyer xhami i pasmë. Nga ana e policisë, me përdorimin e mjeteve për shtrëngim, grupit nuk i është lëjuar të lëvizë në drejtim të Bit Pazarit, pas së cilës grupi është nisur drejt urës Goce Dellçev, ndërsa që atje drejt Urës së gurit dhe sheshit Maqedonia, që në fund të arrijnë deri te Kuvendi, prej ku në grupe më të vogla kanë lëvizur nëpër zonën qendrore të qytetit.

Gjatë lëvizjes pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur me brohoritje dhe me hedhje të gurëve dhe të sendeve të forta me ç'rast janë dëmtuar dy bilborde në rrugën "Teodosij Gologanov" dhe në rrugën "Maqedonia".

SPB Shkup ndërmorri masa dhe aktivitete intensive me qëllim të parandalimit të prishjes eventuale të rendit dhe qetësisë publlike në rajonin e Qytetit të Shkupit, si dhe për gjetjen e të involvuarve të tjerë në prishjen e rendit dhe qetësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail