SHGM ju bën thirrje mediave të mos spekulojnë për vrasjen e pesëfishtë

Shkup, 17 prill 2012 (MIA) - Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani ju bëri thirrje gazetarëve me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale të raportojnë lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc të Shkupit.

"Apeloj deri te gazetarët të mos japin informacione pohuese në opinion dhe të mos spekulojnë për autorët eventual dhe motivet e këtij krimi. Vlerësoj se mediat nuk guxojnë ta keqpërdorin dhembjen dhe humbjen e madhe të familjeve të bashkëqytetarëve të vrarë që të nxisin dhunë etnike. Ata të cilët i vranë pesë shkupjanët kanë vetëm një emër - vrasës gjakftohtë, të cilët duhet t'i dënojë shteti juridik", thekson Selmani në deklaratën me shkrim.

Qytetarët e Maqedonisë, thekson ai, janë të bashkuar në dënimin e vrasjes makabër, pasi që janë të vetëdijshëm se vrasësit nuk kanë shtënë vetëm në drejtim të njerëzve të pafajshëm, por kanë shtënë edhe mbi paqen dhe të ardhmen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail