Ivanov-Topi: Përmbajtshmëri dhe përgjegjësi që të mos prishet bashkëjetesa

Shkup, 19 prill 2012 (MIA) - Çdo refleks nacionalist apo ultranacionalist apo çfarëdo lloj klime e paragjykimeve do t'i shkaktojë dëm marrëdh[nieve ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni, por edhe marrëdhënieve në rajon, deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Shkup.

Ivanov dhe Topi nga konferenca e përbashkët për shtyp dërguan porosi të përbashkët se njerëzit duhet të jetojnë në paqe dhe harmoni dhe të veprojnë dhe punojnë në pajtim me të drejtat dhe ligjet.

"Çdo akt destabilizues apo kriminel duhet të trajtohet si i tillë dhe t'i nënshtrohet të gjitha hetimeve institucionale dhe të jenë pjesë e institucioneve juridike", deklaroi Topi.

Në takim presidentët Ivanov dhe Topi biseduan edhe për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Hekuranës në Smilkovc. Topi u shprehi ngushëllim familjeve të viktimave dhe tha se është i bindur se institucionet kompetente do të zbatojnë hetim objektiv dhe do ta zgjidhin këtë rast.

"Duhet të ndërmerren masa për pastrimin e këtyre veprave kriminele. Unë jam kundër dhunës nga kush do qoftë dhe kundër cilit do qoftë dhe prej këtu dërgojmë porosi të përbashkët drejt njerëzve të jetojnë në paqe", deklaroi Topi.

Presidenti i Maqedonisë, Ivanov tha se institucionet kompetente po sillen me përgjegjësi dhe se atë e presin edhe nga subjektet e tjera të shoqërisë, me qëllim që të gjenden kryesit e këtij akti të tmerrshëm.

"Në interes të të gjithëve është të gjenden kryesit sepse nëse janë inkurajuar që atë ta bëjnë tek ne, nesër do të mund ta bëjnë edhe diku tjetër. Është e qartë se për dikë nuk është në interes që të përparojë rajoni", theksoi Ivanov.

Dy presidentët në konferencën për shtyp theksuan se angazhimi i vendeve ballkanike është anëtarësimi në BE dhe në NATO dhe se ai është proces nga i cili nuk ka kthim prapa.

Gjithashtu dy presidentët Topi dhe Ivanov do të vizitojnë edhe varrin e Goce Dellçev në Kishën e Shën Spasit, ku do të vendosin kurora me lule.

Topi do të takohet pasdite me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, më pas takimet me kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, kryeministrin Nikolla Gruevski, ndërsa një darkë pune solemne në mbrëmje është organizuar nga zëvendëskryeministrja për evrointegrime Teuta Arifi.

Në ditën e tretë të vizitës së tij në Maqedoni, presidenti Topi do të marrë pjesë në hapjen e Panairit me produkte të vendit dhe investime të huaja në Shkup.

Më pas, kreu i shtetit shqiptar do të takohet në Tetovë me liderët e partive shqiptare. Presidenti Topi fillimisht do të qëndrojë në selinë e PDSH-së në takimin me kreun e kësaj partie Menduh Thaçi, ndërsa më pas vijon takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në kuadër të vizitës, presidenti Topi pasdite do të vendos lule në memorialin e Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derralla në fshatin Gradec të Gostivarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail