Nënshkrimin e tyre për Maqedoninë në NATO e kanë dhënë mbi 11.000 qytetarë

Shkup, 12 maj 2012 (MIA) - Internet peticionin për pranim të Republikës së Maqedonisë në NATO në samitin e Çikagos, i inicuar nga Diaspora e bashkuar e Maqedonisë, deri më tani e kanë nënshkruar mbi 11.000 qytetarë.

Peticioni i cili është i kapshëm në internet faqen http://www.change.org/petitions/president-obama-and-nato-heads-of-state-grant-nato-membership-to-macedonia-at-chicago-summit-in-may, dedikohet për presidentin amerikan Barak Obama, kryeministrin e Kanadasë, Stiven Harper, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Leon Paneta dhe disa funksionarë amerikanë dhe media në SHBA.

Në peticion theksohet se edhe në vitin 2008 NATO ka pohuar se Maqedonia i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për anëtarësim të plotëfuqishëm.

Peticionin, me të cilin theksohen avantazhet për Maqedoninë, rajonin dhe Evropën nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s, deri më tani e kanë nënshkruar qytetarë të Republikës së Maqedonisë, por edhe nga shtete tjera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail