Daniel Server dhe Soren Jesen Petersen bënë thirrje që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s në Çikago

Shkup, 14 maj 2012 (MIA) - NATO dhe BE janë dy linjat më të fuqishme të lidhjes së Ballkanit dhe udhëheqjes së tij në rrugën drejt së ardhmes demokratike dhe prosperuese. Hyrja e Maqedonisë në NATO në samitin në Çikago dhe hyrja e Kroacisë në BE vitin e ardhshëm janë mundësitë më të mira të cilat i kemi në këtë moment që të dëshmohemi se aspiratat e mbarë rajonit mund të realizohen dhe ta përforcojmë paqen në këtë rajon të ndjeshëm, shkruan në komentin e shkruar bashkërisht të analistit amerikan Daniel Server dhe ish përfaqësuesit të lartë të KB-së në Kosovë, Soren Jesen Petersen.

Në tekstin e titulluar "Çikago e mban çelësin për Ballkanin", Server dhe Petersen vlerësojnë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është një prej çështjeve më delikate me të cilat ballafaqohet rajoni.

"Në Maqedoni ka mbështetje të fuqishme për anëtarësim në NATO, i cili do të mund të ndodhte në samitin e Aleancës. Por, Greqia nuk i lejon Maqedonisë ta shfrytëzojë këtë emër. Athina dëshiron ta ruaj emrin Maqedoni për vete. Athina madje refuzon t'i lejojë Maqedonisë të hyjë në NATO nën emrin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë me të cilin hyri në Kombet e Bashkuara, edhe pse ekziston marrëveshje nga viti 1995 e cila thotë se duhet ta lejojë atë. Shkupi bindshëm fitoi në procesin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila solli vendim se Athina ka vepruar në mënyrë ilegale kur e bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Do të ishte gabim nëse kjo padrejtësi përsëritet edhe në Çikago, shkruan në tekstin e Serverit dhe Petersenit. Ata përkujtojnë se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha parakushtet për anëtarësim në NATO, të cilat përfshijnë kritere politike dhe ekonomike, si dhe vendosjen e armatës nën kontrollin civil. Ushtarët e Maqedonisë kanës shërbyer bashkë me ata amerikanë në Irak dhe shërbejnë në Afganistan.

Dy analistët vlerësojnë se vullneti politik te shtetet e tjera të Ballkanit si Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova për të vazhduar me proceset e vështira varet nga ajo nëse do të shohin se kanë mundësi reale të hyjnë në NATO dhe BE, dhe prandaj vlerësojnë se është e rëndësishme që Maqedonia të marrë ftesë për hyrje në NATO. Ata i theksojnë vatrat potenciale të krizës në mbarë rajonin, duke përkujtuar se gjatë periudhës së shkuar ka pasur edhe suksese në proceset integruese para së gjithash të Kroacisë, më pas Serbia dhe Mali i Zi, formimi i qeverisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe fundi i procesit të vëzhgimit të pavarësisë në Kosovë. Sipas Petersenit dhe Serverit, tensionet në veri të Kosovës mund të reflektohen negativisht në mbarë rajonin, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, Bosnjën dhe Qipron.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail