Partitë greke në takim te Papuljas kanë dakorduar veto për Maqedoninë në Çikago

Shkup, 17 maj 2012 (MIA) - Udhëheqësit e partive politike greke dhe presidenti Karolos Papuljas, një njërin prej takimeve kushtuar formimit të qeverisë së re greke, janë pajtuar se Greqia duhet t'i vendos veto pranimit të Republikës së Maqedonisë në NATO në Samitin e Çikagos.

Transkriptat i publikoi kabineti i presidentit Papuljas dhe në to drejtuesit e partive greke vlerësojnë se pranimi i Maqedonisë nuk është në agjendën e Samitit, por nëse bëhet përpjekje që kjo çështje të shtrohet, atëherë përfaqësuesit grekë duhet të vendosin veto. Çështjen për Maqedoninë, në takimin i cili është mbajtur dje, i pari e ka hapur lideri i partisë nacionaliste Grekët e pavarur, Panajotis Kamenos, i brengosur se partitë greke nuk do të formojnë qeveri dhe se në Samitin në Çikago Greqia do të prezantohet nga qeveria e përkohshme me autorizime të kufizuara.

"Zotëri kryetar, ne do të donim që të jetë i qartë drejtimi i ballafaqimit me pyetjen e cila mund të dalë për hyrjen e Shkupit me emrin "Maqedonia" në Samitin e NATO-s në Çikago. Dëshirojmë që ta shprehim mendimin, nga ky proces, të vendoset madje edhe veto në mundësinë për hyrjen e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë me emrin "Maqedonia" në NATO", ka kërkuar Kamenos në takim, pas së cilës lideri i PASOk-ut socialist Evangelos Venizelos është pajtuar se liderët partiakë duhet të pajtohen që përfaqësuesit grekë në Çikago t'i vendosin veto pranimit të Maqedonisë, ndërsa më pas i bind të pranishmit e tjerë se kjo çështje nuk është vendosur në agjendën e samitit.

Venizelos thotë se nëse shtrohet kjo çështje, duhet të vendoset në kuadër të strategjisë kombëtare greke dhe argumentimit që Greqia e ka përgatitur si përgjigje të aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

"Argumentet tona duhet të jenë më të mençura se argumentet që u dhanë në vitin 2008. Duhet t'i përforcojmë argumentet tona në një mënyrë që është, të them, më e aftë më inteligjente", ka thënë Venizelos.

Pas Venizelosit edhe presidenti Papuljas ka deklaruar se çështja e pranimit të Maqedonisë nuk është në agjendën në Çikago, pas së cilës Kamenos ka kërkuar veto edhe të hapjes eventuale të kësaj çështje në agjendë. "Përdorimi i armës së fundit të mundshme, është vetoja apo jo?, ka pyetur Kamenos, me ç'rast Venizelos është përgjigjur me pohim.

Aleksis Cipras, lideri i koalicionit të majtë Siriza, më pas liderja e komunistëve Aleksandra Papariga dhe lideri i së majtës demokratike Fotis Kuvelis kanë vlerësuar se pranimi i Maqedonisë nuk është në agjendën në Çikago. Papariga thotë se nëse shtrohet kjo çështje, përfaqësuesi grek në Çikago duhet të vendos veto në diskutim, pasi që nuk ekziston qeveri zyrtare greke. Kuvelis ka thënë se diskutimi për Maqedoninë në Çikago "në çdo rast duhet të pengohet dhe mund të pengohet".

Sipas Cipras, koalicioni i së cilit Siriza doli i dyti në zgjedhje, kusht për zgjidhjen e kontestit është emri i pranueshëm i ndërsjellë me përcaktim gjeografik.

Konstatim në këtë diskutim për Maqedoninë ka vendosur Antonis Samaras, lideri i Demokracisë së Re. Në pyetjen nëse është e mundur ndonjë befasi në Çikago dhe vendosja e çështjes së Maqedonisë, Samaras thotë: "Në rast befasie, gjithsesi duhet të ekzistojë veto në atë moment. Për atë as që flasim".

Edhe pse në fillim të serisë së takimeve presidenti Papuljas i ka paralajmëruar liderët se diskutimet e tyre do të incizohen dhe do të publikohen në opinion, liderët megjithatë lirshëm e përdorin fjalën "veto".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail