Presidenti Ivanov i dekoroi Regjimentin për operacione speciale të ARM-së, gjeneralin Arsovski dhe Akademinë ushtarake turke

Shkup, 14 gusht 2012 (MIA) - Presidenti Gjorge Ivanov me rastin e shënimit të jubileut 20-vjeçar nga themelimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë, solli tre dekrete, me të cilët me dekoratë për merita ushtarake i dekoroi Regjimentin për operacione speciale, gjeneral nënkolonelin Mitre Arsovski dhe Akademinë ushtarake të Republikës së Turqisë.

Regjimenti për operacione speciale të ARM-së është dekoruar për kontribut të jashtëzakonshëm në fuqizimin dhe zhvillimin e aftësisë mbrojtëse të Republikës së Maqedonisë në ruajtjen e pavarësisë së saj, sigurisë dhe integritetit territorial, si dhe për prezantimin e suksesshëm dhe afirmimin e ARM-së në misionet ndërkombëtare paqësore.

Gjeneral nënkoloneli Arsovski është dekoruar për kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë dhe fuqizimin e aftësisë së saj mbrojtëse, duke e kryer detyrën e shefit të parë të Shtatmadhorisë së Armatës.

Ivanov e dekoroi edhe Akademinë ushtarake turke për rezultatet e arritura në realizimin e bashkëpunimit ushtarak, veçanërisht përmes edukimit të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, me çka dha kontribut të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail