Hashim Thaçi ngushëllon familjen Xhaferi

Prishtinë, 15 gusht 2012 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Xhaferi me rastin e vdekjes së politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Arben Xhaferi.

"Vdekja e hershme e Arben Xhaferit është humbje e jashtëzakonshme për ju, familje Xhaferi, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të. Arben Xhaferi ishte profil i lartë i politikanit, mendimtarit dhe vizionarit që la gjurmë të ndritur dhe kontribut të çmuar në jetën politike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë hapësirën shqiptare.

Arben Xhaferi shquhej për mprehtësinë politike, thellësinë intelektuale, transparencën e ideve dhe konceptimin global të çështjes shqiptare. Arben Xhaferi la gjurmë të thella në kuadër të lëvizjes së përgjithshme për çlirimin e shqiptarëve, duke artikuluar individualitetin e tij në parti politike, në krijimin e opinionit publik, në trajtimin analitik, sintetizues dhe vlerësues të pozitës së shqiptarëve në shekullin e kaluar dhe shekullin aktual. Me vdekjen e Arben Xhaferit u shua një nga mendjet më të ndrituar të qytetërimit shqiptar", thuhet ne telegramin e Kryeministrit Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail