AAK ngushëllon familjen Xhaferi

Prishtinë, 15 gusht 2012 (MIA) - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ia përcjellë ngushëllimet më të thella familjes Xhaferi, me rastin e ndarjes nga jeta z.Arbën Xhaferit.

Në ngushëllimin e AAK-së thuhet:

"E nderuara Familje Xhaferi. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me dhimbje dhe pikëllim të thellë mori lajmin e vdekjes së hershme të Arbën Xhaferit, politikanit të shquar shqiptar dhe veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare.

AAK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Arbën Xhaferi ishte një personalitet i shquar i lëvizjes kombëtare i cili asnjëherë nuk u ndal në punën e tij për liri dhe pavarësi. Kujtimi për Arbënin do të mbetet i përjetshëm pasi që ai la pas një kontribut të pashlyer si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë intelektual e politik Vdekja e z.Xhaferi është një goditje e rëndë për të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail