Nishani: Ngushëllime për humbjen e një udhëheqësi vizionar

Tiranë, 16 gusht 2012 (MIA) - Presidenti i vendit Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Arbër Xhaferit.

“Në këtë moment të dhimbshëm më lejoni që në emrin tim, të familjes sime dhe të bashkëkombasve të mi në Republikën e Shqipërisë t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, dhe nëpërmjet jush politikanëve për humbjen e kolegut të tyre të vyer, gjithë bashkëqytetarëve të tij në Republikën e Maqedonisë për humbjen e një udhëheqësi vizionar.

Arbën Xhaferri vuri në dispozicion idealet e tij për t’i shërbyer popullit, lirive njerëzore, demokracisë, bashkëjetesës, paqes dhe stabilitetit dhe gjithë arsenalin e tij shpirtëror dhe intelektual. Si një politikan vizionar ai përdori me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet kur paqja dukej më e pashpresë se kurrë. Me ikjen e tij, Arbën Xhaferri do të na mungojë të gjithëve, por ai lë pas një shembull dhe eksperiencë që do ta bëjnë të jetë gjithmonë i pranishëm mes nesh. Ndajmë me ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh”, thuhet në mesazhin e presidentit Bujar Nishani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail