Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti ngushëlloi familjen Xhaferi

Tetovë, 16 gusht 2012 (MIA) - Me rastin e ndarjes nga jeta të Arbër Xhaferit, rektori Prof.dr.Vullnet Ameti në emër të USHT-së i dërgoi telegram ngushëllimi familjes së Tij.

"Në këto momente të dhimbshme për Ju, më lejoni që në emrin tim, të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës t’Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e politikanit dhe intelektualit, Arbër Xhaferi. Ai vuri në dispozicion idealet dhe gjithë potencialin e tij intelektual dhe fizik në shërbim të popullit, të drejtave dhe lirive njerëzore, paqes dhe stabilitetit në vend. Ai përdori dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet më të vështira në të cilat kaloi Republika e Maqedonisë. Me ndarjen nga jeta, Arbën Xhaferri ka lënë pas një shembull të mirë që do ta bëjë të kujtohet përherë mes nesh. E nderuar familje Xhaferi, ne ndajmë me Ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh për humbjen e më të dashurit Tuaj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Rektorit të USHT-së, Prof.dr.Vullnet Ameti dërguar familjes Xhaferi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail