Ivanov dërgoi letër deri te Obama me rastin e sulmit terrorist mbi selinë diplomatike të SHBA-së në Bengazi

Shkup, 13 shtator 2012 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e sulmit terrorist mbi përfaqësinë diplomatike të SHBA-së në Bengazi të Libisë, dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti amerikan, Barak Obama.

"I nderuar president Obama, me dhimbje të thellë e pranova lajmin për sulmin terrorist mbi përfaqësinë diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bengazi në të cilin janë vrarë diplomatët amerikanë dhe më vjen keq për jetët e humbura. Në këto momente pikëllimi për Ju, për popullin amerikan miqësor dhe për familjet e viktimave, më lejoni, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim, T'u dërgoj shprehje të ngushëllimeve të thella", qëndron në kumtesën e Kabinetit të presidentit Ivanov.

Në këto momente të pikëllimit, siç thuhet në kumtesë, mendimet tona janë me Ju dhe familjet e viktimave.

"Të jeni të bindur i nderuar president, se Republika e Maqedonisë do të vazhdojë t'i mbështesë angazhimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë. Ju lutem, i nderuar president, shprehjet e ngushëllimeve të thella t'i bartni deri te familjet e viktimave që pësuan tragjikisht", thotë shefi i shtetit në kumtesën deri te presidenti Obama.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail