Panairi i librit "Tirana 2012" 1.500 tituj të rinj

Tiranë, 8 nëntor 2012 (MIA) - Mbi 100 botues nga trevat mbarëshqiptare, por edhe universitete apo shtëpi botuese të huaja do të ekspozojnë, nga data 14-18 nëntor, në Panairit të Librit "Tirana 2012",  titujt e rinj, por edhe botimet më të shitura.

Mbi 60 mijë tituj do të ekspozohen në këtë panair, ndër të cilët rreth 1500 janë tituj të rinj. "Era" e festimeve në kudër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të ndihen edhe në këtë edicion të 15-të të Panairit të Librit "Tirana 2012". Ndërkaq në një pjesë të mirë të axhendës vëmendja do të përqëndrohet  në datën jubile të këtij viti, 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Do të ketë prezantohen botime historike, qoftë nga autorë shqiptarë, qoftë të huaj, do të ketë shumë të ftuar, autorë të huaj etj.

Përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese dhe sallat e konferencave do të zhvillohen më shumë se 60 promovime autorësh e librash të rinj. Në serinë e aktiviteteve nuk do të mungojë diskutimi i temave profesionale, për komunikim, konferencat, etj.   

Sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, panairi jo vetëm që përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë, por është dhe 20 vjetori i SHBSH-së, për të cilën gjatë ditëve të panairit do të çelet një ekspozitë. "Në pesë ditët që ai do të zhvillohet do të ketë dhe aktivitete, promovime të ndryshme. Këtë vit pritet të marrin pjesë 80-85 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, etj. Por do të ketë dhe një hapësirë më të madhe, ku të tre katet e Pallatit të Kongreseve do të jenë të zëna nga panairi, gjithashtu do të ketë dhe shumë tituj të rinj", tha Petrit Ymeri, gjatë conferences për mediat.

I shtrirë në të tria katet e Pallatit të Kongreseve, me një pjesëmarrje më të madhe se asnjë vit tjetër, në këtë edicion panairi zë një sipërfaqe mbi 1800 metër katrorë, duke i dhënë më shumë hapsirë vizitorëve të tij. Nga çdo pikëpamje, nga arredimi, nga organizimi edhe nga mendimi artistik, panairi do të jetë krejt ndryshe krahasuar me vitet e tjera.

Edhe këtë vit nuk do të mungojnë në Panairin e Librit botuesit nga jashtë kufijve, mbi 30 të tillë, ndër të cilët Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, shtëpi botuese me emër si "Konica" e "Zëri"nga Prishtina, shtëpia "Furkan" nga Shkupi etj. Tituj të rinj botimesh do të prezantohen edhe nga Instituti Italian i Kulturës, do të jetë e pranishme Dojçe Vele, ndërkohë që Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të bëjë prezantimin e Këndeve Amerikane  në Shqipëri dhe të platformës së mjeteve të komunikimit social të kësaj ambasade.

Ashtu si dhe në edicionet tjera, edhe në përfundim të këtij edicioni, do të ndahen çmime si çmimi "Libri më i mirë", "Përkthimi më i mirë", "Libri më i mirë për fëmijë", "Libri më i mirë studimor", "Stenda më e mirë grafike", ky i fundit një çmim që do të jepet nga gazetarët. Lexuesit përveç tjerash do të kenë mundësi të takojnë pranë stendave të shtëpive botuese edhe autorë të ndryshëm.

Panairi i librit është një organizim i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe është cilësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vënd. Ky eveniment mbledh çdo vit botues, shkrimtarë e përkthyes shqiptarë për të promovuar botimet e reja shqiptare. Për herë të parë ky panair u hap në vitin 1998 dhe që nga ajo kohë ai është mbajtur çdo vit në Tiranë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail