Todorov: Rikonstruohen dhe tërësisht përfundojnë kati i dytë dhe i tretë i Institutit Gjerontologjik "13 Nëntori"

Shkup, 3 janar 2013 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot e vizitoi Institutin Gjerontologjik "13 Nëntori" ku zhvillohen punimet ndërtimore për rikonstruimin e këtij instituti shëndetësor.

"Ky është një nga intervenimet investuese me vlerë prej rreth 50 milionë denarësh. Deri tani janë rikonstruar dhe tërësisht janë përfunduar kati i dytë dhe i tretë. Rikonstruimi në institutet shëndetësore është punë specifike dhe rikonstruohen kat pas kati. Pasi që rikosntruohet njëri kat transferohen pacientët nga kati tjetër, kështu deri sa të rikostruohet tërë hapësira. Kjo paraqet një ndërhyrje  të komplikuar " deklaroi Todorov.

Duke pasur parasysh, theksoi ai, se paraprakisht një intervenim i tillë në ketë institucion nuk është bërë kjo ishte më se e nevojshme, për të cilën dëshmojnë edhe pacientët të cilat paraprakisht janë vendosur në kushte të cilat ishin nën nivelin cilësor për akomodim,  ndërsa tani janë në një standard shumë më të lartë në dhoma me dy krevatë, me toalet, me të gjitha kushtet në dhomë.

Ai theksoi se dinamika me të cilën kryhen punët në Institutin Gjerontologjik është e kënaqshme. Ashtu siç jemi dakorduar, deri në fund të shkurtit do të mundet tërësisht ta mbyllim këtë intervenim ndërtimor dhe tërë ndërtesa të kompletohet tërësisht - të gjitha katet, si dhe rinovim i tërësishëm i bodrumit dhe kuzhinës e cila ishte në gjendje  të keqe", shtoi ministri Todorov.

Drejtoresha e Institutit Gjerontologjik "13 Nëntori", Lençe Neloska tha se ndërtesa e këtij instituti shëndetësor është ndërtuar në fillim të viteve  të 80-ta dhe se ky është rinovimi i parë serioz, dhe ky është bërë prej themelit, tërë infrastruktura në pikëpamje elektronike, ujësjellësin, kanali ndarës, nyjet sanitare, dhe tërë orenditë.

Ajo theksoi se gjithsej në Institutin Gjerontologjik "13 Nëntori" dhe me Repartin në Manastir ka 470 pacientë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail