Çanaqeviq në konferencën e Shoqatës internacionale për arte performuese

Shkup, 14 janar 2013 (MIA) - Drejtoresha e Filarmonisë së Maqedonisë Maja Çanaqeviq prej sot e deri më 17 janar do të merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare vjetore të Shoqatës internacionale për arte performuese (ISPA) në Nju-Jork.

Filarmonia e Maqedonisë nga viti 2012 është anëtare e plotfuqishme e ISPA-së, organizatë në të cilën anëtare janë orkestrat, shtëpitë operistike, kompanitë promotore dhe festivalet më të rëndësishme nga bota.

Temë e konferencës së sivjetme është "Kultura e inovacioneve" dhe i kushtohet trendeve të reja në botën e artit, si ai teknologjik ashtu edhe inovacionet të cilat janë fryt i kreativiteteit të artistëve.

Në konferencë marrin pjesë më shumë se 350 delegatë nga 35 vende në botë.ff/hr/13:28



###

Mbyllet ekspozita e armëve të Skënderbeut, pritet të largohen për në Vjenë

Tiranë, 14 janar 2012 (MIA) - Ekspozita e armëve të Skënderbeut është mbyllur dhe tashmë pritet që ato të largohen drejt Muzeut Kunsthistorisches në Vjenë.

Siç njofton ATSH-ja, dje ishte dita e fundit e ekspozimit të armëve në atdhe, ndërkohë që pritet që të largohen pasi një specialist i Muzeut Historik i Artit në Vjenë të merret me paketimin për mosdëmtimin e armëve. Ndërkohë të dhëna të tjera si ora, apo nga do të largohen armët e Heroit tonë Kombëtar, nuk bëhen publike për arsye sigurie.

Gjatë dy muajve të ekspozimit të armëve në vend, në Muzeun Historik Kombëtar është shënuar një rekord vizitorësh, si asnjëherë më parë gjatë 32 viteve të këtij institucioni. Fluksi i vizitorëve nuk ka munguar as në ditën e fundit të ekspozimit të shpatave dhe përkrenares së Skënderbeut, ndërkohë që në total numri i vizitorëve është rreth 1 milionë e 700 mijë.

Si asnjëherë më parë MHK ka pritur mijra vizitorë që kanë pritur në radhë të gjata për të parë armët e Heroit Kombëtar që prej datës 22 nëntor, kur edhe u çel ekspozita, ndërkohë që ka pasur edhe vizitorë që i kanë parë armët më shumë se dy herë.

Dyert e Muzeut Historik kanë qënë të hapura çdo ditë që nga ardhja e armëve, ndërsa hyrja ka qënë falas. Vizitorë të shumtë kanë ardhur edhe nga Kosova, por nuk kanë munguar as vizitorët e huaj. Që ne ditët e parë të ekspozimit në Shqipëri të armëve të Skënderbeut, në Muzeun Historik Kombëtar u shënua një numër rekord vizitorësh. Brenda dy ditëve numri shkoi 7500.  Fluksi më i madh ka qënë në 28 nëntor.

Armët e Skënderbeut, një pikturë në vaj që paraqet Heroin tonë Kombëtar dhe pjesë të një codex të Jakob Schrenk von Notzing, mbërritën në atdhe në datën 19 nëntor. Ato erdhën nga Muzeu i Vjenës Kunsthistorisches, ku ruhen në sallën e "Maksimilianit".

Pas dy ditësh udhëtimi në det armët kanë mbërritur në Portin e Durrësit dhe më pas të shoqëruara nga Policia e Shtetit, erdhën  në Muzeun Historik Kombëtar, për t'u ekpsozuar në Pavionin e Mesjetës. 

Armët e Skënderbeut, një pikturë në vaj që paraqet Heroin tonë Kombëtar dhe pjesë të një codex të Jakob Schrenk von Notzing, erdhën në Shqipëri në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe u cilësuan si një nga   ndërmarrjet më të rëndësishmet në kuadër këtij jubileu. 

Armët u rikthyen në atdhe pas 500 vjetësh. Ekspozita e armëve u çel me një ceremoni të veçantë me 10 roje nderi në hyrje të MHK-së, dy prej të cilëve të veshur me veshje të Gardës historike të Skënderbeut, ndërkohë që njerëz të shumtë prisnin jashtë MHK për të parë armët e Skënderbeut.

Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skëndërbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi  edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qënë gjithmonë negative.

Një grup ekspertësh austriakë zhvilluan vizitë në Muzeu Historik Kombëtar për t'u siguruar nëse ky i fundit i plotësonte kushtet e sigurisë dhe mirëmbajtjes së dy relikeve të ralla që  ndodhen në Muzeun e  Historisë së Artit në Vjenë ose siç njihet ndryshe Kunsthistorisches.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail