Armët e Skënderbeut nisen për në Vjenë

Tiranë, 15 janar 2013 (MIA) - Armët e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe nisen sot drejt Vjenës, njoftojnë mediat shqitare. Dje ishte dita e fundit e ekspozimit të armëve në Shqipëri, ndërkohë që pritet që të largohen pasi një specialist i Muzeut Historik i Artit në Vjenë të merret me paketimin për mos dëmtimin e armëve.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë Luan Malltezi, duke falënderuar institucionet shtetërore përkatëse për mbështetjen, bëri me dije se gjatë dy muajve të ekspozimit të armëve në vend, në Muzeun Historik Kombëtar është shënuar një rekord vizitorësh, si asnjëherë më parë gjatë 32 viteve të këtij institucioni. Fluksi i vizitorëve nuk ka munguar as në ditën e fundit të ekspozimit të shpatave dhe përkrenares së Skënderbeut, ndërkohë që në total numri i vizitorëve është rreth 1 milionë e 700 mijë.

"Në këtë frymë të bashkëpunimit për vizitat falenderojmë Ministrinë e Arsimit. Dëshiroj të vë në dukje se ekspozita është vizituar nga 1 milionë 700 mijë vizitorë. Numri më i madh ka qenë në datat 22 nëntor deri në dhjetor. Sot mbushen 45 ditë nga ardhja e armëve dhe sot është dita kur armët paketohen dhe dërgohen në Vjenë. Falënderoj institucionet austriake për besimin. I akordojmë "Dëshminë e mirënjohjes", Drejtorisë së Policisë dhe gardës së Shteti", tha Malltezi.

Armët u rikthyen në Shqipëri pas 500 vjetësh. Ekspozita e armëve u çel me një ceremoni të veçantë me 10 roje nderi në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar, dy prej të cilëve të veshur me veshje të Gardës historike të Skënderbeut, ndërkohë që njerëz të shumtë prisnin jashtë Muzeut për të parë armët e Skënderbeut.

Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qenë gjithmonë negative.

Armët e Skënderbeut, një pikturë në vaj që paraqet Heroin tonë Kombëtar dhe pjesë të një codex të Jakob Schrenk von Notzing, erdhën në Shqipëri në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe u cilësuan si një nga ndërmarrjet më të rëndësishmet në kuadër të këtij jubileu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail