Sot shënohet 545 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Tiranë, 17 janar 2013 (MIA) - Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes në Tiranë shfaq sonte dokumentarin "Skënderbeu", në kuadër të 545 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.

Në dokumentarin e regjisorit Vladimir Prifti janë aktorët Sokol Angjeli, Roza Anagnosti dhe Fatos Sela, por dhe historianët Luan Malltezi, Pëllumb Xhufi, Pranvera Bogdani dhe Moikom Zeqo.

Pjesa e parë "Principata e Kastriotëve" përfshin origjinën e Kastriotëve, rininë e Skëndërbeut, të atin e tij e  deri në rrethimin e Krujës, ndërsa pjesa e dytë "Shteti dhe Simbolet" trajton krijimin e shtetit të pavarur të Skëndërbeut. Subjekti është mbështetur në veprën e Kristo Frashërit "Skëndërbeu", ndërkohë që xhirimet janë bërë në Krujë, por edhe jashtë Shqipërisë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i figurës historike të Heroit tonë Kombëtar si shtetar dhe ushtarak dhe rëndësia e periudhës së Skënderbeut në historinë moderne të shtetit shqiptar.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq më 17 Janar 1468 në Lezhë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail