Presidenti Ivanov e vizitoi MPJ-në

Shkup, 18 janar 2013 (MIA) - Presidenca me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) dhe përgatitjet rreth Forumit për dialog midis civilizimeve, organizator i të cilit sivjet është Maqedonia, ishin tema të vizitës së sotme të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

"Ky takim para së gjithash i përkushtohet asaj që na pret si një ngjarje e madhe sivjet, ndërsa kjo është presidenca me Procesin e Bashkëpunimit në EJL dhe Forumin për dialogun midis civilizimeve. Këto dy evenimente  do ta shënojnë vitin dhe ne duhet të kemi rugjëzgjidhje për të gjitha çështjet  që tashë janë të hapura në këtë proces dhe të japim kontributin tonë. Kështu që, tani do të bisedojmë edhe me drejtorët politikë, ata janë më kompetentë për të gjtha akspektet e procesit", deklaroi Ivanov.

Ai në MPJ bisedoi me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, me anëtarët e Ministrisë dhe me drejtrët politikë, në kuadër të , siç tha, vendosjes së praktikës që të mbahen takime për të gjitha çështjet e politikës së jashtme.

"Dëshiroj që të tregohemi  kryesues të mirë sepse në rend dite i kemi çështjet që në njëfarë mënyre edhe janë shënuar me këtë vit. E dini, kemi përvjetorin e tërmetit që ndodhi në Shkup dhe për këtë tema i është kushtuar të gjitha katastrofave natyroroe dhe se si rajoni të ballafaqohet me atë që është sfidë e një mbifuqie", tha Ivanov.

Republika e Maqednis e ndërmori kryesimin e PBEJL-së nga Serbia në qershor, të vitit të kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail