Kërçova do të ketë spital modern të përgjithshëm

Kërçovë, 3 prill 2013 (MIA) - Qeveria në seancën e djeshme mori vendim  që të fillojë një operacion i madh  investues i objektit i cili  ka filluar  në dhjetë vitet e fundit, ndërsa i cili duhet që të shndërrohet në një spital të ri bashkëkohor të përgjithshëm, deklaroi sot ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov i cili e vizitoi Spitalin e përgjithshëm në qytet.

Investimi theksoi ai, vlerësohet në rreth 200 milionë denarë.

Në pajtim me dinamikën e cila u përcaktua në seancën e Qeverisë te deti i ndërtimit duhet që të shpallet në mesin e qershorit ndërsa punët e ndërtimit duhet që të fillojnë në gusht dhe të gjitha të përfundojnë në një afat prej 18 muajve, theskoi Todorov.

Ai tha se  në këtë  mënyrë dëshirojnë që në këtë objekt t'i vendosim të gjitha repartet-gjinekologji, Pavjonin intern, pjesën e ambulancës, Qendra urgjente, pjesa për dializë dhe në këtë mënyrë të mundësohet një mbrojtje më cilësore shëndetësore për qytetarët e Kërçovës.

Kjo sipas Todorovit është edhe një konfirmim se Qeveria do të vazhdojë ta përkrahë Kërçovën dhe kërçovarët dhe të mundësojë një jetë më  të mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kërçovë.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, Lupço Ristevski theksoi se momentalisht nevojiten specializime për gjinekologji dhe obstetrikë, - të paktën dy specialisë, njëra prej specializimeve është realizuar dhe një kolegu i tij do të fillojë me edukimin në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Ai shtoi se me programin nga vitit 2012 kanë një specializim nga fusha e pediatrisë, ndërsa janë të nevojshme, siç tha edhe specializimet nga fusha e gastroskopisë, kardiologjisë etj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail