Ahmeti ngushëllon popullin amerikan për tragjedinë e Bostonit

Shkup, 16 prill 2013 (MIA) - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një telegram ka shprehur ngushëllime në adresë të popullit amerikan lidhur me sulmin terrorist me bomba në maratonën e Bostonit, ku u vranë tre veta dhe mbi 100 u plagosën.

“Me hidhërim të thellë pranova lajmin për sulmin e djeshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm në Boston të SHBA-ve, andaj dua që në emër të BDI dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e jetëve dhe për plagosjen e shumë të tjerëve Këto akte terrori ndaj qytetarëve meritojnë çdo dënim dhe janë absolutisht të papranueshme nga e gjithë bota e mbarë. Sulmet ndaj mënyrës sonë të jetëses dhe vlerave demokratike në asnjë mënyrë nuk do të ngadhnjejnë mbi të drejtën dhe respektin e të drejtave dhe lirive të njerëzve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po paguajnë një çmim të lartë për detyrën e tyre fisnike dhe të vështirë për promovimin e vlerave demokratike gjithandej në botë, por ne, shqiptarët, qëndrojmë pranë popullit amerikan në këto përpjekje për një botë me më shumë siguri, paqë, stabilitet dhe demokraci”, theksohet në telegramin e Ahmetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail