Ivanov dërgoi letër ngushëllimi deri te Obama për shkak tragjedisë në maratonën e Bostonit

Shkup, 16 prill 2013 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e tragjedisë e cila ndodhi gjatë maratonës së Bostonit, kumtoi Kabineti presidencial.

"Me goditje dhe brengosje të thellë e pranova lajmin për tragjedinë e cila ndodhi në Maratonën e Bostonit. Në këto momente të pikëllimit të thellë, më lejoni në emrin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të shpreh ngushëllime të sinqerta dhe T'ju inkurajojë në vendosshmërinë në luftën me dhunën dhe aktet kriminale, pa dallim se prej ku dhe me çka janë të motivuar. Dëshiroj ta dini se në misionin tuaj kundër akteve të këtilla kriminale të cilat përhapin frikë dhe prej të cilave askush nuk është i sigurt, në Republikën e Maqedonisë gjeni partnerin e sinqertë", qëndron në letër.

Zotëri president, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e të pësuarve dhe të lënduarve. Ju lutemi, shprehjet e ngushëllimit të thellë dhe solidaritetit tonë t'i transmetoni te familjet e të pësuarve tragjikë, thuhet në letrën e Ivanovit deri te presidenti Obama.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail