UT dhe USHT organizuan Kongresin ndërkombëtar të shkencave biomjekësore ICBMS Albania 2013

Tetovë, 16 maj 2013 (MIA) - Në organizim të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, ditë më parë, në kryeqytetin shqiptar u mbajt Kongresi ndërkombëtar i shkencave biomjekësore – ICBMS Albania 2013.

Ky aktivitet ndërkombëtar, u realizua nën kujdesin e kryetarit të Kongresit Prof.dr. Bajram Hysa, dekan i Fakultetit të Mjekësisë në UT, anëtarëve të Këshillit organizativ, Doc.dr. Nasir Bexheti, dekan i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Naim Skenderi, kryetar i PS-USHT-së në FSHM të USHT-së.

Në kongresin e lartpërmendur morën pjesë studiues të njohur nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Maqedonia, SHBA, Holanda, Gjermania, Italia, Spanja, etj.

Pjesëmarrës në Kongresin Ndërkombëtar  të Shkencave Biomjekësore ishin edhe Ass.dr.Driton Selmani, Naim Skenderi, Muhamedin Rushiti, Gladiola Radoniqi, Teuta Emini, Ardian Bilalli, Dorentina Sinani, Dritëro Kokale, Mustaf Tahiri, Rina Nuhiu, Qëndresa Qerimi, Fëllënza Avdiu, Mirajet Tela dhe Murat Maroshi.

Në kuadër të programit të kongresit, përpos prezantimit të punimeve shkencore, u realizuan edhe disa punëtori promovuese të teknologjive të reja  në fushën e mjekësisë, dhe me këtë rast, punimet më të mira u shpërblyen me çmime përkatëse dhe iu ndanë certifikata me vlerë kreditesh.

Organizatorët e kongresit u zotuan se bashkëpunimi mes Fakulteteve të Shkencave të Mjekësisë të UT-së dhe USHT-së do të vijojë dhe në të ardhmen, qëndron në kumtesën e USHT-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail