Saraçini, apel biznesmenëve: Aplikoni për kredi me interes të subvencionuar në BMPZH

Shkup, 19 maj 2013 (MIA) - Minsitri i Ekonomisë Valon Saraçini, i shoqëruar nga drejtori kryesor operativ i Bankës së Maqedonisë për Përkrahjen e Zhvillimit (BMPZH), Besim Bilali sot e vizitoi hotelin "New Star" në zonën industriale Vizbeg, i cili pjesërisht është ndërtuar me kredi nga BMPZH.

Ministri Saraçini pas takimit me pronari ne hotelit Xhemail Zeqiri deklaroi se edhe gjatë kohës kur bankat komerciale janë duke u përballur me një krizë në kreditim, Qeveria nëpërmjet kredive me interes të subvencionuar  përmes BMPZH-Së  vazhdimisht mbështet dhe ndihmon ndërmarrjet.

"Sipas informacioneve të fundit që kam, kompanitë deri tani kanë përdorur 61 milionë euro nga linja e kreditit të fundit nga Banka Europiane e Investimeve me vlerë totale prej 100 milionë euro, me të cilat janë kredituar mbi 200 projekte, ndërsa me shfrytëzimin e plotë të  shumës prej 100 milionë euro, do të hapen gjithsej 1.300 vende të reja pune. Kjo tregon se interesi  për këto linja të  kreditimit është i madh, dhe kjo për një arsye të thjeshtë, është burim i lirë i financimit, që në këtë  rast është norma e interesit prej 5.5%. Hoteli që unë vizitova sot ka përdorur kredi prej 200 mijë euro, dhe përveç investimeve të kryera,ka hapur 20 vende të reja pune", tha Saraçini.

Drejtori kryesor operativ i Bankës së Maqedonisë për përkrahjen e zhvillimit, Besim Bilalli tha se banka ka fonde në dispozicion në çdo kohë dhe do të vazhdojë të jetë në shërbim të kompanive me plane të mira të biznesit.

"BMRZH-ja bashkëpunon me 12 banka komerciale, procedura është e thjeshtë, gjithçka që kompanitë duhet të bëjnë është të  paraqesin kërkesë dhe të kenë një plan të mirë biznesi. Fonde ka dhe gjithmonë do të ketë.  Deri më tani kemi financuar 200 projekte me mbi 60 milionë euro, ndërsa  kërkesat e mbetura janë në procesin e vlerësimit,  dëshmi më e mirë për këtë është fakti se deri më tani janë shfrytëzuar  tërësisht dy linjat kreditore prej 100 dhe 50 milion euro nga BEI dhe planifikojmë  të tërheqim  edhe një linjë së shpejti", tha Bilalli.

Pronari i hotelit "New Star" Xhemail Zeqiri falënderoi ministrin Saraçini për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa BMPZH-në për besimin e treguar.

"Siç tha edhe ministri Saraçini, ne kemi ngritur një kredi prej 200 mijë euro,  me të cilën kemi  ndërtuar terrenet sportive dhe pishinën dhe njëkohësisht kemi punësuar 20 njerëz të rinj, me këtë rast unë do të doja të theksoj mirënjohjen time për  ministrin Saracini për mbështetjen e vazhdueshme që na jep", tha Zeqiri.

Ministri Saraqini apeloi deri te të gjitha kompanitë që të përfitojnë nga beneficionet që ofrojnë kreditë e BMPZH-ja dhe të ndjekin shembullin e kompanisë që vizitoi sot, duke shtuar se procedura është e thjeshtë dhe e shpejtë dhe zgjat nga 45-60 ditë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail