Këshilli rinor i komunës së Gostivarit e shënoi Ditën ndërkombëtare kundër HIV-SIDA

Gostivar, 2 dhjetor 2013 (MIA) - Këshilli rinor i komunës së Gostivarit, e organizoi aktivitetin e parë, duke e shënuar Ditën ndërkombëtare kundër HIV – SIDA-s.

Në Sallën e këshillit të komunës së Gostivarit u mbajt ligjëratë informuese dhe këshillëdhënëse për mbrojtje nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Ligjërues ishin doktori i mjekësisë së përgjithshme Selim Çerkezi si dhe studenti i mjekësisë Gent Bilalli nga OJQ "Blue Cell International" 

"Sëmundja është mjaftë e zhvilluar në vendet e varfra dhe vendet me zhvillim më të ulëta. Në të gjithë botën sot vuajnë rreth 35 milion njerëz nga kjo sëmundje, prej tyre në vit vdesin nga 1.5 milion njerëz në vit. Prandaj të rinjve dhe të rejave të qytetit tone, ju dhamë informata baza mbi këtë patologji dhe këshilla për mbrojtjen nga kjo sëmundje me vdekshmëri mjaftë të lartë", tha Çerkezi. 

Studenti i mjekësisë Gent Bilalli, i këshilloi sidomos të rinjtë të mbrohemi nga fitimi i SIDA-s dhe virusit HIV,  e cila është sëmundje e cila akoma nuk mund të shërohet.

"Prandaj e vetmja mënyrë është parandalimi, sa më shumë të përdorim mjete mbrojtëse nga SIDA dhe të jemi të gatshëm të luftojmë kundër saj. Masat preventive janë të largohemi nga vetitë e këqija siç janë homoseksualizmi, përdorimi I drogave, marrëdhëniet seksuale me shumë partner të panjohur, përdorimi i shiringave që I ka përdorur dikush tjetër dhe mënyrat tjera se si mund ta fitojmë këtë", tha Bilalli.

Kryetarja e këshillit rinor, Atibe Arifi tha se me këtë aktivitet dëshirohet të sensibilizohet opinioni publik që të marren masa preventive e jo reaktive.

Mirlinda Beqiri tha se ky aktivitet organizohet nga Departamenti i Shëndetit Publik.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin një numër i madh i të rinjve të Gostivarit, shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës Bashkim Hasani, këshilltari komunal Imran Zhupani si dhe koordinatori i Këshillit rinor, Sefer Selimi.

Aktivitetin e radhës, Këshilli rinor i komunës së Gostivarit do ta organizoje me 3 dhjetor me rastin e Ditës së personave me nevoja të posaçme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail