Ivanov dërgoi letër me ngushëllime me rastin e vdekjes së Mandelës

Shkup, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e vdekjes së ish presidentit jugoafrikan Nelson Mandela, dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti i Republikës Jugoafrikane, Xhejkob Zuma.

"Me keqardhje të madhe e mora lajmin për vdekjen e luftëtarit të madh për të drejtat e njeriut, luftëtarit kundër të keqes së aparteidit, ish presidentit Nelson Mandela...Në periudhën e jolirisë dhe padrejtësisë, ai ishte inspirim jo vetëm për bashkëqytetarët e tij, por edhe për shumë individë paqedashës në tërë botën. Guximshëm, zëshëm dhe qëndrueshëm duke iu kundërshtuar diskriminimit dhe mostolerancës në vendin e tij, ai u përfitua me autoritet të madh dhe respekt te shumë popuj paqedashës në të gjitha meridianet", thuhet në letrën e presidentit të Maqedonisë.

Në kujtim të përhershëm, siç thotë Ivanov, na mbeten fjalët e tij: "Të jesh i lirë nuk do të thotë vetëm të hidhen zinxhirët, por edhe të jetohet me respekt dhe avancim të lirisë së të tjerëve".

"Jeni të bindur se Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e Maqedonisë tërësisht identifikohen në këtë kuptim të lirisë", thuhet në letrën e presidentit të Maqedonisë, duke shprehur ngushëllim deri et qytetarët e Republikës Jugoafrikane dhe deri te familja Mandela.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail