Komuna e Preshevës i ndan morënjohje profesorit Abdyl Baki BajramiTetovë, 15 dhjetor 2013 (MIA) - Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, së bashku me përfaqësuesit e Klubit te Matematicientëve të Tetovës "Paskal" dje realizoi takim me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ku qëllimi ishte ndarja e një mirënjohjeje nga Komuna e Preshevës, familjes së të ndjerit, profesor Abdyl Baki Bajramit.
Kjo mirënjohje, joi njofton Zyra për marrëdhënie em opinionin e Komunës, e nderon në veçanti Komunën e Tetovës, ngaqe i dedikohet një njeriu kolos të arsimit, tejet i çmuar dhe i respektuar tetovar.
Profesor Bakiu shquhet si një ndër pedagogët më të zellshëm të Gjimnazit së Tetovës, i cili u njoh për nga përkushtimi i thellë që kishte ndaj profesionit të tij.
Ky intelektual i madh ishte edhe nismëtar i shumë aktiviteteve jashtëshkollore që kishin të bënin me edukimin, emancipimin dhe ngritjen kulturore veçmas të brezit të ri.
Komuna e Tetovës është e përkushtuar që ta mbështes vazhdimësine e shumë aktiviteteve, sidomos në sferën arsimit, për nismën e të cilave ky pishtar i dijës dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
|