Temperatura pranverore në mes të dimrit

Shkup, 8 janar 2014 (MIA) - Temperaturat prej rreth 10 gradë në Maqedoni nuk janë të jashtëzakonshme për këtë periudhë të vitit, por kushtet e motit që kryesisht mbizotërojnë, nëse nuk bie borë,  do të ndikojnë ndaj kulturave bujqësore.

Sipas agrometeorologëve, posaçërisht në goditje janë mbjelljet vjeshtore për shkak të mungesës së pamjaftueshme të lagështisë në tokën bujqësore. Reshjet e shkurta në periudhën e fundit arritën 10 deri 20 litra në metër katror,  por kjo është e mjaftueshme vetëm për shtresën sipërfaqësore.

"Temperaturat e mesatare gjatë këtyre ditëve, nuk janë shumë të larta, problem është ajo  që nuk ka lagështi të mjaftueshme në tokën bujqësore. Shtresat më të thella deri 30-40 centimetra janë të thata"  thotë Angelko Angleovski nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).

Për pemët dhe vreshtat, megjithatë, moti është i përshtatshëm.

Për tre ditët e ardhshme në vend moti do të jetë  me diell me temperatura deri 16 gradë Clesius. Ngjashëm është edhe në rajon, temperaturat janë të larta, deri 18 gradë në zonat bregdetare. Në male temperaturat nuk zbresin nën zeron dhe pothuajse nuk ka aspak borë. Reshje të borës për ditët në vijim nuk parashikohen.

Siç informojnë nga Meto info kroate, moti i ngrohtë është pasojë e  cikloneve të përhapur gjerë. Në Ballkan dhe në pjesën më të madhe  të Evropës  ajri i ngrohtë vjen nga Mesdheu dhe nga Afrika.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail