Prezantim i projekt programit IPA për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë

Shkup, 14 mars 2014 (MIA) - Në Strugë sot do të mbahet prezantimi dhe punëtoria konsultative për Projekt Programin IPA për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë për periudhën 2014 - 2020.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë në partneritet me Ministrinë e Integrimeve Evropiane të Shqipërisë, në korrik të vitit të kaluar filluan përgatitjen e dokumentit programor për bashkëpunim tejkufitar për gjashtë vitet e ardhshme.

Aktivitetet, që janë në fazë përfundimtare, po zbatohen me mbështetje të projektit rajonal CBIB+, financuar nga Komisioni evropian, ndërkaq impleementuar nga GIZ.

Projekt Programi IPA për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë është dokumenti i dytë programor, që përgatitet në bazë të përvojave të grumbulluara nga programi për bashkëpunim për periudhën e viteve 2007 - 2013, analizë dhe shqyrtim i nevojave për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet faktorëve në rajonin tejkufitar, dobësitë e shqyrtuara, por edhe rekomandimet për zhvillim t. programit të siguruar nga KE-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail