Ivanovi udhëheq në Njësinë e tetë zgjedhore

Uashington, 14 prill 2014 (MIA) - Më së shumti vota në vendvotimet në Njësinë e tetë zgjedhore, ku votohej një ditë më parë, sipas rezultateve të para, ka fituar Gjorge Ivanov, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit "Për Maqedoni më të mirë".

Jehona në vendvotime ka qenë më masive në konsullatën në Toronto, ku prej 413 votuzesve të paraqitur, kanë votuar 239. Prej tyre, kandidati Gjorge Ivanov ka fituar 219 vota, për kadidatin Stevo Pendarovski - 15. Në Detroit kanë votuar 169 votues nga gjithsej 285 të regjistruar. Dallimi është 150 vota në favor të Ivanovit, 14 për Pendarovskin, tre vota për Zoran Popovskin dhe një për Iljaz Halimin. Në konsullatën në Nju-Jork në votim kanë dalë 137 votues, dhje votimi ka kaluar pa vërejtje. Ivanovi ka fituar 109 vota, ndërsa Pendarovski 18. Në Çikago, prej 209 votuesve të paraqitur, të drejtë vote kanë shfrytëzuar 58 votues. Ambasada në Uashongton ka përqindje më të madhe të jehonës së votuesve të paraqitur - prej gjithsej 40 të paraqitur, kanë votuar 32.

Në Ambasadën e kryeqytetit kanadez Otava jehona ka qenë 50 për qind nga të paraqiturit 27 votues. 

Ndryshe, votimi në zgjedhjet presidenciale në SHBA kaloi pa shkelje më të mëdha, me përjashtim të votimit në konsullatat në Detroit dhe Çikago, prej ku është dashur të largohet Jani Haxhi Elenov, kandidati për deputet i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Haxhi Elenov ka ardhur në dy vendvotimet, fillimisht në Detroit, ndërsa pasdite edhe në Çikago dhe ka agjituar para hapësirave për votim duke ndarë material propagandues për vete dhe për partinë e tij. Pas reagimit të votuesve dhe vëzhguesve, ai është lutur të largohet. Në dy vendvotimet janë informuar edhe shërbimet për sigurimin e objekteve në të cilat janë vendosur vendvotimet, ndërsa në Detroit edhe policia, për shkak të shkeljeve në votim, pasi Haxhi Elenov nuk ka dashur të largohet. Pas gjysmë ore lutjeje, Haxhi Elenov i ka braktisur vendvotimet në Detroit dhe Çikago.

Shtesë, në vendvotimin në Detorit ka pasur vërejtje nga komisioni zgjedhor pasi një prej votuesve, në ekzemplarin e vendvotimit të ngjitur në hyrje të hapësirës për të votuar, e ka rrethuar kandidatin e Lidhjes Socialdemokrate.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail