Gjorçev: Fituan VMRO-DPMNE dhe Ivanov

Shkup, 13 prill 2014 (MIA) - VMRO-DPMNE dhe Gjorgje Ivanov fituan në votimin e sotëm me epërsi prej mbi 100 mijë votash. Nga përpunimi i 79 për qind të të dhënave, Ivanov ka fituar 381.000 vota, ndërsa kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski 273.000 vota, tha në konferencën e sontme për shtyp, Vllatko Gjorçev.

"Me votim masovik sot në atmosferë korrekte dhe demokratike qytetarët e sollën vendimin për të cilin vlerësojnë se është më i miri për shtetin", theksoi Gjorçev.

Ai shtoi se me të vërtetë ka dallim të madh misi dy kandidatëve Ivanov dhe Pendarovski dhe se numrat e fituar dhe tendencat të cilat i kanë garantojnë, siç thotë, fitore më bindëse se atë që e kemi pasur si paralajmërim.

Duke i prezentuar të dhënat tha se ka fitore bindëse në Shtip, Ohër, Gazi Babë, Aerodrom, Veles, Shën Nikollë, Gjorçe Petrov, Kriva Pallankë, Sopishte, Ilinden, Kërçovë...

Vazhdojmë, tha, për dy javë për fitoren e VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanovit dhe Nikolla Gruevskit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail