Arrestohet një i punësuar në Agjencinë për mbështetje të bujqësisë për ryshfet

Shkup, 16 prill 2014 (MIA) - Ministria e Punëve ë Brendshme dorëzoi padi penale kundëe 34-vjeçarit D.R. nga Shkupi, i punësuar në Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, për vepër të kryer penale "marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjore".

I denoncuari, të cilit i është caktuar masë paraburgi prej 8 ditësh, gjatë muajit të kaluar ka kërkuar 200 euro nga shtetasi i dëmtuar i Republikës së Maqedonisë që të ndërmjetësojë në Agjenci, që për programit IPARD të marrë subvencione për blerje të mekanizmit bujqësor - traktor.

"Pardje i dyshuari rreth orës 20:00 ka realizuar takim me të dëmtuarin në një objekt hotelierik i locuar në lagjen Aerodrom, me ç'rast krahas dokumentacionit të nevojshëm për marrje të subvencioneve për blerje të mekanizmit bujqësor - traktor e ka marrë edhe shpërblimin në të holla paraprakisht të kërkuar në vlerë prej 200 euro, të cilat pastaj së bashku me dokumentacionin i ka vendosur në dosje të bardhë", shpjegoi sot në konferencëpër shtyp ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Jankulloska përkujtoi se paradokohe MPB-ja realizoi aksion, me emrin "tera", me qëllim të privimit nga liria të gjithsej shtatë personave të cilët në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2010 shumë herë kanë keqpërdorur subvencione për blegtori të paraparë në programet për mbështetje financiare në bujqësi. Në këtë mënyrë personat zyrtar të denoncuar, pronarit të tufës për periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2010 u kanë mundësuar të përfitojnë dobi pronësore kundërligjore në vlerë prej 3.357.226 denarë në dëm të buxhetit shtetëror dhe Agjencisë për mbështetje dinanciar dhe bujqësi dhe zhvillimin rural.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail