Maqedonia Perëndimore nën dëborë

Shkup, 16 prill 2014 (MIA) - Bora që mbrëmë ra në pjesën më të madhe të Maqedonisë Perëndimore formoi një shtresë dëbore e cila në vendet më të larta arrin edhe 40 centimetra.

Bora ka mbetur edhe në akset rrugore e cila e vështirëson qarkullimin rrugor veçanërisht në qafat malore.

Ndalesë për automjete të rënda transportuese është vendosur mëngjesin e sotëm në qafën malore Gjavatë, akset rrugore Ohër - Resnjë, Gostivar - Mavrovë - Dibër. Gostivar  - qafa malore Strazhë - Kërçovë dhe Strugë - vendkalimi kufitar Qafë Thanë.

Edhe pse ekipet e NP "Rrugët e Masqedoisë" intervenonjnë, akset rrugre janë të lagështa dhe me mbetje të  borës së qullët kështu që rekomandohet kujdes shpejtësi e adaptuar e lëvizjse dhe respekttim të  sinjalizimit të vendsur të qarkullimit.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Koçan-Dellçevë dhe Berovë - Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Aksi rrugor Ohër - Resnjë përmes Galiçicës (lidhja me R1307 (Doganë) - lidhja me A3 dhe R1301 (Tërpejc), nga vendi Korritë deri në qendrën dimërore Oteshevë është hapur për qarkullim. Në këtë aks rrugëor, nga unaza Tërpejcë deri te qendra dimërore Oteshevë në dy drejtimet, lejohet vetëm komunikacioni për automjetet dhe minibusët me masë të përgjithshme deri në 3,5 ton.

Klimë dimërore sot ka edhe në Ohër, ku gjatë natës dhe tërë mëngjesin vazhdimisht ka rëndë dëborë, herë pas here me intensitet të rritur.

Në qytet dëbora nuk  mbetet në rrugë, megjithatë shtresë dëbore  deri në 15 centimetra është vërejtur në fshatrat më të larta përreth.

Dëbora në rajonin e Gostivarit formon shtresë me lartësi prej 6-7 centimetra në Pollog, ndërsa në Mavrovë mbi 30 centimetra. Sipas informacineve nga Ski qendra "Zare Llazareski" në pjesët më të larta të Bistrës, ka rënë mbi 40 centimetra dëborë.

Gostivarlinjtë sot në mëngjes ishin të suprizuar nga bora e prillit, si dhe nga temperatura të cilat kanë qenë rreth zeros.

Në disa pjesë të rajonit të Mavrovës ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Bora e cila sot në mëngjes  ra në rajonin e Dibrës, tani për tani nuk shkakton probleme më të mëdha të qarkullimit.

Ekipet e seksionit "Rrugët e Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren në pastrimin e borës nga akset rrugore  dhe shembjet më të vogla të gurëve, në rrugën Dibër-Zhirovnicë, rrugën drejt Mavrovës dhe Dibër-Globoçicë si dhe rrugës drejt Strugës. 

Ndërprerje të internetit dhe energjisë elektrike në rajonin e Zhupës si dhe operatorët kabllorë në Dibër, janë mënjanuar. Për shkak të rënies së një peme në aksin rrugor  ndërpreje të qarkullimit ka pasur edhe në daljen e qytetit për në rrugën drejt Strugës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail