BDI shpalosi platformën në lagjen Hasanbeg

Shkup, 17 prill 2014 (MIA) - Karvani i BDI-së ndaloi mbrëmë në lagjen Hasanbeg të Shkupit, ku bëri prezantimin e platformës me moton "Bashkë më mirë, Bashkë më të fortë, Bashkë për Evropë".

Qytetarëve të tubuar iu drejtuan krerët e partisë si dhe kandidatët për deputetë në Njësinë nr. 2.

Lideri dhe njëherësh kryesues Liste në Njësinë nr. 6, Ali Ahmeti, tha gjatë fjalës së tij se, BDI është gjithmonë në vendin e duhur, kur duhet guxim dhe rebelizëm, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
Për të sqaruar argumentin, Ahmeti tha se, BDI luan herë pas herë edhe rolin e opozitës meqë "ajo që e quan vetën të tillë, merret me shpifje dhe me përralla".

"Ne përherë kemi apeluar se neve shqiptarëve në Maqedoni nuk na duhen më shumë se dy parti - tre, katër ose pesë. Pasi kështu shpërndahen votat, përçahen votat. Ne kemi nevojë për një front shumë më të fortë, dy parti le të jenë, njëra që kryen rolin e pozitës dhe tjetra një opozitë e mençur por jo opozitë që merret me përralla dhe shpifje ditore. Ju sigurisht që keni parë se kur duhet guximi dhe rebelizmi, ne jemi aty. Ligji për BRANITELLAT, pse nuk kaloi? Sepse ne bëjmë edhe rolin e pozitës por edhe të opozitës. Unë jam i kalitur si opozitar dhe kam përmbysur një Jugosllavi dhe këtë le ta dinë mirë të gjithë. Por unë dua që në këtë vend të shkrihen akujt mes komuniteteve dhe mos të shihemi si armiq, ne nuk e kemi ndërmend të lëshojmë vatrat tona, shekujt që kemi lënë pas kemi paguar çmim të lartë, kur shqiptarët për një pushkë dënoheshin me nga 20 vjet burg. Sot kohërat kanë ndryshuar, ne jemi në tokën tonë", theksoi në fjalim lideri i BDI-së Ahmeti.

Ai iu referua edhe zgjedhjeve të së dielës, me ç’rast tha se, mospjesëmarrja e shqiptarëve është në fakt përkrahje e idesë kombëtare të kandidatit konsensual që parashtroi BDI.

"Jo presidentit të njëanshëm! Kohërat kanë ndryshuar, zgjidhet president dhe harron se ka shqiptarë këtu në këtë vend. Më 27 prill ju do të votoni BDI-në por jo edhe kandidatët për president. Dikush thotë jo Stevo, jo Ivanovi. Ata nuk janë zgjidhja jonë, pasi 90 për qind e shqiptarëve më 13 prill përqafuan idenë tonë. Ne do të punojmë për referendumin që bënë shqiptarët më 13 prill të vitit 2014. Se a do ta realizojmë tani apo pas 5 viteve, nuk është problematike, me rëndësi është se kjo ide nuk ka kthim pas dhe ajo do të realizohet", u shpreh kreu i BDI-së.

Ai tha se, në BDI mbretëron bindja se vendit nuk do t’i ndodhte asnjë e keqe nëse një institucion i caktuar do të drejtohej nga një shqiptar.

"Ideja jonë nuk ka qëllim të frikësojë maqedonasit, por kërkon që të forcojë lidhjen mes dy komuniteteve më të mëdha", përsëriti Ahmeti.

Në vijim të fjalës së tij,  Ahmeti tha se, BDI nuk është thjesht një strukturë partiake por një lëvizje misionare shqiptare dhe se, kjo është dëshmuar me vullnetin e shprehur radhazi për 12 vite nga shqiptarët e Maqedonisë.

"Ne përherë i kemi ftuar shqiptarët të jenë bashkë, për 12 vite motoja jonë ka qenë bashkë të jemi pasi kështu jemi shumë të fortë, më të rëndësishëm, shtyjmë procese të mëdha përpara, arrijmë synimet, qëllimet, realizojmë idealet e të parëve tanë, të rilindjes tanë kombëtare dhe koha po dëshmon që thirrjet tona populli i ka përqafuar edhe pse kanë mbetur akoma punë për t’u bërë. Nga këtu, nga kjo shkollë unë u bëj ftesë të gjithë atyre që kanë hezitim, le të radhiten në rreshtin e të gjitha vulave të përparimit të çështjes shqiptare në Maqedoni. Ju jeni vula që zyrtarizuat këtë flamur shqiptar, ju vendosët themelet e arsimit shqiptar. Vula juaj është përfaqësimi në çdo vend dhe institucion, është vula e sakrificës dhe e gjakut të shqiptarëve. Nuk do të zhgënjeheni pasi drejtoheni nga një brez shqiptarësh, kuadro të dëshmuar. Po të përparojë kombi ecin përpara të gjithë. Ne këtë popull nuk e drejtojmë për pushtet, por u themi se ky shtet është edhe yni, dhe nuk ka çka ju mbetet hatri të tjerëve", u shpreh Ahmeti.

Ai nënvizoi më pas se, të gjitha të arriturat në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë mbajnë vulën e BDI-së dhe se, partia do të vazhdojë të këmbëngulë që Maqedonia sa të bëhet më shpejt anëtare e plotfuqishme e NATO-së dhe e BE-së, pasi "për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër më të mirë".

“Ne duam që vendi ynë të jetë i nderuar nga të gjitha vendet përreth. Luftërat në Ballkan përfunduan dhe ne luftëra të reja nuk duam. Ne duam që të dominojë paqja dhe stabiliteti. Ne duam ardhmërinë e të gjithëve. Ne duam që vendi ynë të jetë pjesë e NATO-së e dëshmuar si kontribuuese e veçantë për lirinë e popujve të shtypur dhe të diskriminuar. Ne angazhohemi që vendi ynë të jetë pjesë e BE-së pasi në Bruksel hiqen kufijtë mes shqiptarëve. Ne këto synime i kemi pasi janë qëllime të mira që avancojnë shqiptarët dhe të gjithë të tjerët. Ne nuk punojmë të frikësojmë të tjerët, por ne nuk e japim hisen tonë pasi qerpiku s’na dridhet. Ti dalësh zot pronës së atit, tokës që të ka lënë gjyshi e stërgjyshi amanet, nuk është turp por krenari, dhe ne këtë e bëjmë. Sigurisht se kemi edhe shumë punë për të bërë, por një e di me siguri -  e kemi me zemër or vëlla! Apeloj që shqiptarët t’i bashkohen kësaj lëvizjeje pasi ky mandat është prej një rëndësie të veçantë. Ne na duhet vendi ynë të jetë anëtar i NATO-së dhe BE-së, sigurisht se kjo gjë do të bëhet", ishte decid kreu i BDI-së.

Të tubuarve iu drejtua edhe kryesuesi i Listës, Rexhail Ismaili, i cili tha se, shqiptarët vendosin vetë se kush do t’i përfaqësojë ata në qeveri, ndërsa u shpreh se, për shqiptarët nuk vlejnë marrëveshjet e arritura nëpër kafene.

Ismaili riafirmoi qëndrimin se, BDI promovon jo vetëm ide por edhe projekte të reja në të mirë të shqiptarëve.

"BDI nuk ka konkurrencë. BDI që nga themelimi gjatë veprimit të saj politik ka dëshmuar se ka vizion të qartë se si duhet lëvizur në këto rrugë. BDI në këto troje solli vlera të reja. Asnjëherë nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet vizioni ynë shqiptar. Ne kemi nderin t’ju kërkojmë votën pasi ne asnjëherë nuk keqpërdorëm atë. Sot jemi para jush me moton ‘Ne jemi gati’, pasi jemi gati për t’i dështuar zgjedhjet presidenciale dhe për t’i fituar ato parlamentare. Ne jemi gati për të marrë mbi supe sfidat e radhës politike, por ne asnjëherë nuk do të jemi gati për aleanca të dëmshme për shqiptarët. Politikat tona për përparim ekonomik janë në rrugë të drejtë. Janë realizuar shumë projekte. Këto që po i them para jush nuk janë vetëm fjalë por janë vepra që mund të shihen dhe të preken nga të gjithë ju", u shpreh Ahmeti.

Kandidatja për deputete, Shkodrane Dardhishta tha se, BDI kërkon bashkim mes shqiptarëve, pavarësisht përcaktimit politik, kur bëhet fjalë për ide fisnike në të mirë të tyre.

"Ne gjatë takimeve me ju po mbushemi me energji e cila do të shpërthejë pas 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë. Të nderuar banorë të Hasanbegut, ju i dhatë dëshmorë kombit dhe unë jam sot këtu para jush që t’ju premtoj se gjaku i tyre nuk shkoi kot. E ardhmja e kombit nuk ndërtohet nga tradhtarët e kombit dhe spiunët. Mbaj mend kur në këto rrugë kalonin makineritë ushtarake, kishin menduar se ne do të përulemi, por krismat tona ata i kthyen në pula të trembura. Aleati ynë është kombi shqiptar. Dua t’iu jap një porosi atyre që kanë qëllime ogurzeza, se dora jonë do t’i gjejë edhe po të futen në vrimat e minjve. Nuk do të ketë forcë në këtë botë që do të ndal kolonat tona të radhitura pas komandant Ali Ahmetit. Bashkë me ju ne jemi të pamposhtur dhe unë jam krenare dhe e lumtur kur jeni me ne pasi ju jeni parlamenti më i madh", u shpreh Dardhishta.

Në vijim, ajo u bëri thirrje shqiptarëve që më 27 prill të përkrahin BDI-në dhe listën e saj për deputet me qëllim që, siç tha, projektet e filluara nga ky ekip të përfundojnë me sukses dhe me këtë BDI të marrë fuqi edhe më të madhe gjatë qeverisjes së ardhshme.

Sot, BDI do të shpalosë platformën e saj përpara banorëve të Manastirit dhe të Resnjës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail