BDI-ja e promovon programin për zhvillimin e turizmit në Tetovë

Tetovë, 22 prill 2014 (MIA) - Shpallja e një pjese të malit Sharr për park kombëtar, shfrytëzimi më i mirë i potencialeve për turistët transitë, përmirësimi i infrastrukturës, janë vetëm një pjesë nga projektet e parashikuara në programin ekonomik të BDI-së që sot  u prezantuan para qytetarëve në Tetovë.

Ministri i deritanishëm i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi theksoi se në Maqedoni ekzistojnë potenciale të mëdha për zhvillimin turizmit liqenor, malor, rural por edhe sportit, kulturës dhe shëndetësisë.

BDI-ja  angazhohet, tha Ademi për shfrytëzim më të mirë të potencialeve për turistët transitë që do t'i shfrytëzojnë korridoret 10 dhe 8 përmes marketingut të përforcuar, shënimin përkatës të zonave atraktive turistike.

Sipas Ademit, nevojitet që ligjërisht të rregullohet shpallja e një pjese nga mali Sharr si park kombëtar si mundësi për tërheqjen  e turistëve posaçërisht në periudhën e dimrit. Ski qendra Kodra e Diellit nga ana e  Maqedonisë  të lidhet me qendrën në Brezovicë të Kosovës dhe institucionet përkatëse të palës shqiptare nga kufiri, propozoi BDI.

Profesori Sali Zhaku theksoi se rreth 660.000 turistë të evidentuar vitin e kaluar, gjysma kanë qëndruar  në pjesën perëndimore të shtetit për shkak se nevojitet progres i infrastrukturës dhe shfrytëzim maksimal i potencialit.

Zëvendëskryeministri i deritanishëm Fatmir Besimi theksoi se kyçja e standardeve panevropiane për zhvillimin e turizimit janë të nevojshme me qëllim që turistëve të huaj por edhe vendorë t'u ofrojmë atë që është specifika jonë si pasuri kulturore historike dhe trashëgimi natyrore si dhe ushqim të shëndetshëm ekologjik.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi i kushtoi pjesën më të madhe nga fjalimi i saj bashkëpunimit të pushteti qendror dhe lokal në katër vitet e ardhshme për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin  e turizmit në komunë, ndërsa Hazbi Lika tha se duhet të tregohet vullneti i vërtetë për zhvillimin e turizmit. Kjo theksoi tregon tejkalim të projekteve të ngushta partiake si bazë për progres të vërtetë me përfshirjen e të gjitha institucioneve kompetente dhe të interesuara, si dhe individ nga fusha e turizmit, ekonomisë, infrastrukturës.

Para  të pranishmëve  fjalim pati edhe kandidati për deputet nga BDI në Njësinë e gjashtë zgjedhore Hazbi Lika.

"Duhet të tregohet vullneti i vërtetë për zhvillimin e turizmit. Kjo theksoi tregon tejkalim të projekteve të ngushta partiake si bazë për progres të vërtetë me përfshirjen e të gjitha institucioneve kompetente dhe të interesuara, si dhe individ nga fusha e turizmit, ekonomisë, infrastrukturës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail