Janë mbyllur bastore pa leje në Rostushë dhe Velebërdë

Shkup, 23 prill 2014 (MIA) - Drejtoria për të ardhura publike (DAP) mbrëmë vonë mbylli bastore pa leje në fshatrat Rostushë dhe Velebërdë.

"Nga objektet të cilat kanë punuar në mënyrë të paleicencuar, inspektorët tatimor e konfiskuan tërë pajisjen teknike (televizorë, kompjuterë dhe printerë) dhe qarkullimin e hasur në para të gatshme të përfituar nga organizimi jolegal i lojërave të fatit", kumtoi DAP.

Krahas konfiskimit të pajisjes dhe vulosjes së objekteve, për personat-organizues është shqiptuar gjobë prej 2.000 eurove, ndërsa do të pasojnë edhe padi penale.

Sipas DAP-it, karakteristike për kryerjen jolegale të veprimtarisë është që shumë shpesh kjo kryhet në lokale të pashënuara, të vendosura në objekte për banim familjar, ku punojnë persona të paparaqitur.

Secili rast i organizimit jolegal të lojërave të fatit, kryerje jo e regjistruar e veprimtarisë dhe parregullsi të tjera, qytetarët mund ta paraqesin në DAP në linjën telefonike pa pagesë 198.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail