RDK kërkon shkarkimin e kryeshefit të SPB-së në Tetovë

Gostivar, 23 prill 2014 (MIA) - Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh shqetësimin për  politizimin dhe partizimin e skajshëm të strukturave udhëheqëse të policisë, drejtuesit e së cilës kohëve të fundit nuk e kanë problem as ta shkelin ligjin, duke bërë publik animin e tyre partiak, kumtopn Shërbimi për informim i partisë.

RDK-ja, thuhet në kumtesë tërheq vëmendjen se "pjesëmarrja e dokumentuar edhe përmes fotografive e Kryeshefit të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Faredin Zenuni, në fushatën parazgjedhore të BDI-së, në kundërshtim me ligjin, është një ugur i keq se njerëzit që duhet të jenë të paanshëm, të garantojnë rregullsinë e procesit zgjedhor dhe të zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë, mund të jenë pjesë e skenareve që do të tentojnë të favorizojnë BDI-në, duke ndërhyrë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor".

"Së këndejmi, RDK i bën thirrje ministres së Punëve të Brendshme që ta suspendojë nga detyra personin në fjalë dhe të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë përmes kontrollit të brendshëm të kësaj ministrie", thuhet në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail