Prezantim i rezultatetve nga projekti "Aftësimi i grave të goditura nga konflikti"

SHkup, 6 maj 2014 (MIA) - Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) sot organizon ngjarje përfunduese nga projekti "Aftësimi i grave të goditura nga konflikti" (AGG), finansuar nga IPA Komponenti 4 (Programi operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013).

Në ngjarje do të prezantohen rezultatet nga zbatimi 18-mujor i projektit, aktivitetet e të cilit përfshinë gra nga komunat Tearcë, Jegunovc, Zhelinë, Likovë, Çair, Saraj dhe Mavrovë e Rostushë. Projekti ishte mundësi për mbi 250 gra t'i përmirësojnë mundësitë për punësim.

"Qëllimi i AGG-së ishte të mbështetet qasja e grave nga rajonet e goditura nga konflikti në tregun e punës. Gratë patën mundësi të marrin pjesë në trajnim përmes punës, në trajnime për shkathtësi, mësuan të punojnë me kompjuter, e përmirësuan njohurinë e gjuhës angleze, shkathtësitë për sipërmarrësi dhe administratë... Mbi 20 prej tyre gjatë projektit themeluan marrëdhënie pune", kumtoi QMBN.

Buxheti i planifikuar i projektit është 261.680 euro, finansuar nga Bashkimi Evropian, në suaza të komponentit të katërt të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA), me bashkëfinancim nga QMBN.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail