MPB: Janë lënduar 20 persona, ndërsa gjashtë janë arrestuar

Shkup, 4 korrik 2014 (MIA) - Protesta ka eskaluar nga një grup i madh huliganësh, të cilët fillimisht u konfrontua me policinë, kurse gjatë goditjeve me gurë kanë dëmtuar fasadën e gjykatë, kumton Ministria e Punëve të Brendshme në variantin e saj zyrtar.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski në një konferencë për shtyp tha se gjatë përleshjes janë lënduar gjithsej 20 policë dhe protestues.

"Gjashtë persona nga protestuesit janë arrestuar, njëri prej të cilëve është ankuar për lëndime dhe është dërguar në spital. Gjithashtu është dëmtuar ekspozitura e ‘Bankës Komerciale", disa automjete dhe një dyqan. Gjatë ditëve në vijim me ndihmën e filmimeve tona dhe me ndihmën e filmimeve të mediave do të vazhdojmë identifikimin e atyre që morën pjesë në protesta dhe u rrahën me policinë”, tha Kotevski.

Ai ka theksuar se në vazhdimësi po ndiqen aktivitete e grupeve të cilat e iniciuan protestën, ndërsa theksoi se e njëjta nuk ka qenë e lajmëruar në polici dhe nuk dihet se kush është organizatori.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail