Protesta në disa qytete të Maqedonisë kundër aktgjykimit të gjykatës për rastin "Monstra"

Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë 6 korrik 2014 (MIA) - Qindra protestues edhe gjatë ditës së sotme kanë dalë përsëri për të protestuar kundër aktgjykimit të gjykatës për dënimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve në rastin "Monstra".

Siç njofton zhrnal.mk, forca të mëdha policore me autoblindë dhe autobote kanë bllokuar bulevardin pranë Qendrës Tregtare "Mavrovasja", për të pamundësuar drejtimin e demonstruesve kah Qendra e Shkupit dhe Qeveria.

Protestuesit demonstrojnë të qetë dhe me thirrje "duam drejtësi", kundër aktgjykimit të gjykatës për rastin "Monstra".

Një protestë e qetë është duke u zhvilluar edhe në Tetovë me ç'rast qytetarët protestës së qetë në Qendër të Tetovës, tani ata janë nisur drejt selisë së BDI-së në Reçicë.

Protestuesit kanë brohoritur duke thirrur, "lironi vëllezërit tanë", "poshtë politikanët".

Qindra protestues janë grumbulluar për të protestuar edhe në Gostivar, për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat në Shkup, kundër procesit gjyqësor "Monstra".

Protestuesit në Gostivar kanë kërkuar drejtësi duke brohoritur parulla kundër BDI-së, "poshtë qeveria", po dhe kundër Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Protesta po zhvillohet me praninë e forcave policore.

Gjithashtu një protestë kundër procesit gjyqësor "Monstra" është zhvilluar edhe qytetin e Strugës.

Protestuesit, të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre me protestuesit në Shkup kanë dalë në protestë të qetë duke kërkuar drejtësi pas dënimit me burg të përjetshëm ndaj gjashtë shqiptarëve shqiptarëve.

Protestuesit struganë për disa çaste u ndalën para Gjykatës Themelore të Strugës, ku me një fjalë të shkurtër rasti të tubuarve iu drejtua veprimtari Lebit Murtishi dhe aktori Pajazit Murtishi.

Më pas të tubuarit parakaluan në rrugën kryesore të qytetit ku më pas u shpërndan në mënyrë të qetë. Marshuta e protestuesve dhe vetë protesta gjatë gjithë kohës është përcjellë nga ana e policisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail