Stërvitje taktike metodike-demonstruese "Neutralizim i një objekti armiqësor lundrues", tek karakolli në Radozhdë

Strugë, 16 korrik 2014 (MIA) - Verifikim i trajnimit të regjimentit për operacione speciale (rOS) dhe brigada e aviacionit për kryerjen të aktiviteteve të kombinuara në tokë, ujë dhe ajër ishte qëllim i stërvitjes së sotme taktike metodike-demonstruese "Neutralizim i një objekti armiqësor lundrues", që u mbajt në ujërat e Liqenit të Ohrit tek karakolli në Radozhdë.

Në stërvitje ishin të pranishëm presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandant suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolvski dhe shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral-koloneli, Goranço Koteski.

Sipas skenarit, grupi terrorist nga vendi fqinj nga uji hynë në Republikën e Maqedonisë dhe dëshiron që t'i bashkojë me pjesë të caktuar të popullatës në vend dhe planifikon të bëjë trazira. Operacioni i quajtur "Harpun" përbëhet nga bllokim i grupit terrorist, respektivisht locim i objektit terrorist lundrues me sistemim të ushtarëve në tokë dhe ujë, pastaj sulm me automjete tokësore, helikopter dhe me ekip polumbarësh dhe në fund dorëzimi i personave të zënë peng policisë dhe kontrollit të territorit.

"Jemi udhëhequr nga qëllimi që më mirë të parandalohet në periudhën e ardhshme dhe për këtë stërvitja është zhvilluar në linjë kufitare të kufirit të Republikës së Maqedonisë. Këtë që e kemi demonstruar sot është në dobi të misionit të armatës për mbrojtje të integritetit territorial, por edhe gjatë pjesëmarrjes së operacioneve të caktuara paqeruajtëse", theksoi shefi i SHM të ARM-së, Koteski.

Ai i vlerësoi pozitivisht aktivitetet e pjesëtarëve të rOS dhe brigadës së aviacionit, që, sipas tij, regjimenti e konfirmoi moton "Gjithkund të parët, gjithkund të gatshëm".

Këto operacione, siç vlerësoi Vasko Gjurqinovski, gjeneral brigade, komandat i regjimentit për operacione speciale, janë me rrezik të lartë dhe kërkojnë eksra trajnim dhe përgatitje që të përgjigjet në çdo pikëpamje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail