Prej nesër freskim i motit me shi dhe erë

Shkup, 21 korrik 2014 (MIA) - Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje më të mëdha të shiut priten prej nesër në Maqedoni.

Lokalisht do të reshin edhe mbi 20 litra shi në metër katror, sidomos në pjesët veriore dhe verilindore. Reshjet do të përcillen me erë të përforcuar, ndërsa është e mundur edhe paraqitje e izoluar e breshërit, lokalisht edhe në formë të motit të keq.

Freskimi, i cili do të zgjatë edhe të mërkurën, është pasojë e aktivitetit ciklonik dhe jostabil dhe masës së lagësht ajrore që do ta përfshijë vendin.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike deri në fund të javës në orët e pasditës do të mbizotërojë mot jostabil me reshje lokale vërshuese të shiut dhe bubullima.

Në rast të paraqotjes së zbrazjeve elektrike rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrohet në hapësirë të hapur dhe nën pemë të vetmuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail