DPHM: Deri në 25 litra shi në një metër katror në verilindje

Shkup, 22 korrik 2014 (MIA) - Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Në orët e pasdites do të ketë procese më intensive me kushte për paraqitjen e motit të keq me breshër dhe shkarkime të fuqishme elektrike, veçanërisht në pjesët veriore dhe verilindore ku pritet të bien mbi 25 litra shi në një metër katror. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor e cila nga Vardari përkohësisht do të përforcohet.

Temperatura do të lëvizë prej 25 deri në 32 gradë celsius.

Në Shkup në orët e pasdites do të ketë kushte për mot të keq lokal me breshër, erë të fuqishme dhe shkarkime të fuqishme elektrike. Temperatura do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në 24 orët e kaluara kanë rënë 13 litra në një metër katror në Shkup në vendin e quajtur "Zajçev Rid" (Kodra e Lepurit), 12 në Kumanovë, tre në Kriva Pallankë, Tetovë dhe në Dibër, dy në Mavrovë dhe nga një litër në një metër katror në Shkup - Petrovec dhe në Shtip. Në vendet e tjera ku bëhet matja e sasive të rëna të shiut janë më pak se një litër apo nuk ka pasur shi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail