Filloi ndërtimi i xhamisë së re në lagjen Fushë Topanë të Çairit

Shkup, 24 korrik 2014 (MIA)- Me vendosjen e gur-themelit edhe zyrtarisht u shënua fillimi i punimeve për ndërtimin e xhamisë së re në lagjen Fushë Topanë të Çairit. Në këtë rast, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, para të pranishmëve u shpreh se me ndërtimin e xhamisë ata po përmirësojnë një gabim të së kaluarës, diktaturës komuniste e cila nuk ka lejuar ndërtimin e objekteve fetare, ndërsa shtoi se komuna që drejton ai nuk kanë lënë anash edhe çështjet e tjera dukë intervenuar në përmirësimin e pothuajse çdo sfere të jetës.

"Ne nuk ndërtojmë xhamia për inat të dikujt, por ne ndërtojmë xhamia për shkak se është kërkesë dhe nevojë e popullit dhe e qytetarëve. Ne si Komunë nuk kemi harruar as çështjet e tjera, kemi rinovuar çerdhet në hyrje dhe dalje, kemi rinovuar objekte arsimore në Çair, këtu afër është në ndërtim e  sipër Universiteti Ballkanik dhe së shpejt duhet të fillokë kompleksi i USHT-së si dhe instituti albanologjik", deklaroi numri Mexhiti.

Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), Reis ul- Ulema Haxhi Efendi Sulejman Rexhepi tha se është i vërtetë fakti se xhami ndërtohen ngaqë është e nevojshme dhe jo për të treguar forcë, ndërsa potencoi dhe tha se "pa xhami sikurse pa shkollë pa çerdhe, pa ujë, nuk ka ekzistencë të këtij popullit, kjo duhet të kuptohet nga çdokush"

"Xhamia është një prej elementeve të infrastrukturës. Atje ku janë myslimanët duhet të ketë xhami, siç duhet të ketë shkollë, çerdhe parashkollore, shkollë të mesme dhe fakultete. Realiteti duhet pranuar, nuk duhet të merremi me punë të kota, kur njerëzit tonë menaxhojnë dhe ushtrojnë pushtetin, prej njerëzve tonë vetëm dobi kemi dhe asnjëherë dëme. Po mos të ishte kryetari i nderuar Izet Mexhiti nuk e di a do ta kishim realizuar këtë ëndërr dhe nevojë shumë të madhe. Kjo xhami do të shfrytëzohet nga të gjithë myslimanët edhe përtej kufijve sepse ne sot kemi kufij gjeografikë dhe politike, a janë ato kufij të ndamë ashtu si duhet por xhamia nuk njeh kufij politikë dhe gjeografik", deklaroi Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), Reis ul- Ulema Haxhi Efendi Sulejman Rexhepi.

Ndërsa kryetari i Myftinisë së Shkupit dhe njëherësh në krye të Këshillit për ndërtimin e kësaj xhamie Ibrahim Shabani, tha se me ndërtimin e këtij tempulli të shenjtë po përmbushet një ëndërr e kah moçme e banorëve të kësaj lagje ndërsa apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në ndërtimin sa më të shpejtë të kësaj xhamie.

"Ne si myftini e Shkupit nuk ngurojmë asnjëherë iniciativës për ndërtimin e xhamive për arsye se e dimë se prapa shpine kemi një xhematë besimtarë dhe të fortë të cilët nuk kursejnë për xhamitë dhe japin kontributin e tyre për ndërtimin e tyre. Ne jemi një shembull i gjithë rajonit se çdo xhami që ka filluar në një kohë shumë të shkurtë është ndërtuar. Çdo njeri që ka dëshirë do të mund të kontribuojë dhe me atë do të fitojë për shkak se ky vend është i shenjtë ku përmendet fjala e Zotit të madhërishëm", deklaroi Myfti, Ibrahim Shabani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail