Nimic:Javën e ardhshme në Shkup dhe Athinë pres përparim të madh

Shkup, 24 korrik 2014 (MIA) - Këtë herë pres përparim të madh në takimet me krerët shtetërorë në Shkup dhe Athinë javën e ardhshme ... deklaroi për programin "Zëri i Popullit", ndërmjetësuesi i KB-së në negociata për çështjen e emrit, ambasadori Metju Nimic.

"Do të kaloj dy ditë dhe netë në Shkup dhe Athinë me krerë shtetërorë të të dy vendeve, ku shpresoj për një zgjidhje të pranueshme  të ndërsjelltë rreth kontestit me emrin", theksoi Nimic.

Mediatori pret bashkëpunim të mirë me negociatorin e sapoemëruar  rreth emrit nga pala e Maqedonisë ambasadorin Vasko Naumovski, siç kishte edhe me paraardhësin e tij Zoran Jolevski.

"I dëshiroj gjithë të mirat zotit Jolevskit në funksionin e ri dhe pres bashkëpunim të frytshëm me ambasadori Vasko Naumovski si përfaqësues i ri në negociatat nga pala maqedonase", deklaroi ndërmjetësuesi në bisedimet rreth kontestit me emrin Metju Nimic për programin "Zëri i Popullit".

Nimic, siç lajmëroi shërbimi për shtyp i KB-së më 28 dhe 29 korrik do të qëndrojë në Shkup, pastaj do të shkojë në takime në Athinë më 30 dhe 31 korrik.

"Qëllimi i takimeve është intensifikimi i bisedimeve nën patronazhin e KB-së që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të dy anët për kontestin rreth emrit, thuhet në kumtesën e KB-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail