Mot me diell me temperaturë deri në 35 gradë Celsius

Shkup, 25 korrik 2014 (MIA) - Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites, në pjesët perëndimore, ndërsa nga fundi i ditës edhe në pjesët jugore të vendit, do të ketë kushte për destabilitet me paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 27 deri 35 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite është e mundur paraqitja e reshjeve afatshkurta. Do të fryejë erë kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri në 33 gradë.

Të shtunën pasdite dhe të dielën gjatë ditës do të jetë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Të dielën në orët e pasdites  proceset do të jenë më intensive dhe deri diku mot i ligë me paraqitje të breshërit i shoqëruar me erë të prëforcuar.

Në fillim të javës së ardhshme do të përqendrohet destabiliteti lokal i pasdites, por me intensitet më të vogël.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail