Donacion në pajisje për MBP dhe për Drejtorinë e doganave

Shkup, 29 korrik 2014 (MIA) - Me donacion në pajisje nga Ambasada amerikane në Maqedoni sot do të furnzohet Policia kufitare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e doganave. Pajisja, me vlerë 142 mijë dollarë, është e siguruar përmes Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS).

Pajisja përmban dylbi, aparate për inspektim, pejxherë për zbulimin e radiacionit, kompjuterë dhe pajisje për përkthim simultan.

Në dorëzimin e donacionit do të marrin pjesë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Poll Uolers.

Ky donacion do të ndihmojë në përforcimin e aftësisë së Policisë kufitare të Maqedonisë dhe Drejtorisë së doganave për kryerjen e kontrollit profesional kufitar dhe për realizimin e aktiviteteve në vendkalimet kufitare. Donacioni do ta përmirësojë aftësinë e dy agjencive kufitare në kryerjen e mbikëqyrjes së kufijve, gjatë patrullimeve, si dhe gjatë luftës me krimin tejkufitar dhe terrorizmit, të zbulojnë radiacion, të identifikojnë armë për shkatërrim në masë dhe material të ngjashëm dhe të bëjnë inspektime primare dhe sekondare në vendkalimet kufitare.

Në ngarjen do të eksponohet edhe një pjesë e pajisjes së donuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail