"Katimerini": Interesi ndërkombëtar mund ta përshpejtojë zgjidhjen e çështjes së emrit

Athinë, 31 korrik 2014 (MIA) - Burimet diplomatike greke thonë se ringjallja e interesit ndërkombëtar për çështjen e emrit është një faktor që mund t'i përshpejtojë zhvillimet, shkruan sot në shtypin elektronik të "Kathimerinit".

"Diplomatët konsiderojnë se pohimet e Gruevskit se Athina është përgjegjës për vonesën, potencialisht rezultojnë vetëm nga presioni, që gradualisht fillon të ndjehet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, aleatët grekë i bindin partnerët dhe aleatët se integrimi europian dhe euro-atlantik i Maqedonisë nuk varet vetëm nga çështja e emrit, por se duhet të përmbushen edhe një numër i madh kriteresh të tjera", shkruan gazeta proqeveritare.

Pothuajse të gjitha mediat greke në botimet e tyre elektronike publikuan raportin nga takimi i djeshëm i ndërmjetësuesit Metju Nimic me ministrin e Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos, kryesisht duke transmetuar lajmin nga agjencia shtetërore e lajmeve. Ata theksojnë se Athina edhe një herë bëri të qartë se nuk do të pranonte një emër me përcaktim gjeografik para fjalës "Republika", por vetëm para fjalës "Maqedonia" dhe ky të jetë emër për të gjitha përdorimet.

Venizelos përshkroi takimin me Nimic si "të dobishëm dhe interesant".

"Ne kemi thënë atë që kemi për të thënë. E përsërita atë që kam thënë publikisht në Parlamentin grek, në Parlamentin Evropian dhe atë çfarë kam thënë gjatë vizitës sime në Shkup", transmetojnë mediat greke deklaratën e Venizelos.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail