Hua për rikonstruksion të mbi 112 kilometrash rrugë magjistrale dhe rajonale

Shkup, 31 korrik 2014 (MIA) - Kuvendi, në kuadër t seancës së 11-të sot e miratoi Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për rehabilitim të rrugëve magjistrale dhe rajonale, e cila do të firmoset midis Bankës Ndërkombëtare për Ripërtërirje dhe Zhvillim - Banka Botërore dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Zëvendësministri i Financave Ardian Xheladini theksoi se Propozim-ligji është në drejtim të krijimit të infrastrukturës cilësore për përmirësim të perspektivave ekonomike të vendit dhe përmirësim të cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Qeveria në bashkëpunim me NP "Rrugët shtetërore" për rehabilitim të rrugëve magjistrale dhe rajonale siguroi hua nga Banka Botërore në vlerë prej 52 milionë euro përmes të së cilit realizim do të përmirësohet lidhja e rrugëve të zgjedhura magjistrale dhe rajonale me korridorët 8 dhe 10 dhe përmirësim të sigurisë në rrugë në mbarë shtetin.

Xheladini informoi se pjesa e parë e projektit është e dedikuar për punime ndërtimore dhe madje do të rikonstruktohen 112 kilometra rrugë magjistrale dhe rajonale të cilat i propozoi ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

Në vitin e parë do të rehabilitohen tre rrugë edhe atë Manastir-Makazi, Resnjë-Bukovë dhe Ura e Boshkos-Dibër. Nga viti i dytë deri në vitin e pestë do të rikonstruktohen rrugë në marrëveshje me Bankën Botërore me propozim të NP "Rrugët shtetëror". Pjesa e dytë i deidkohet menaxhimit institucional dhe përforcimit të projektit. Huaja është me afat pagesa prej 23 vite me grejs periudhë prej gjashtë vite.

Rexhail Ismaili nga BDI-ja deklaroi se grupi i deputetëve të tij do ta mbështesë ligjin duke theksuar në rëndësinë e tij për qytetarët. Theksoi rrugën Ura e Boshkos - Dibër, që është me rëndësi të posaçme për qytetarët nga kjo pjesë e vendit.

Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë dhe Ligjit për punë të brendshme me numra arkivik 07-2996/1 dhe 07-2997/1.

Paraprakisht me shumicë të dy së tretës u votua edhe përbërja e re e Komisionit për verifikim të fakteve.

Seanca vazhdon pas pauzës së rregullt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail